Artan Hoxha: Haki Çako u nxorr jashtë loje kur duheshin luftuar narkotikët

Artan Hoxha: Haki Çako u nxorr jashtë loje kur duheshin luftuar narkotikët

285
0
Shares

“Drejtori i Përgjithshëm ka dalë jashtë loje në një moment kyç për vendin”. Kështu deklaroi në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24″, gazetari Artan Hoxha, i cili tha se muajt prill, maj dhe qershor janë decizivët për luftën e policisë ndaj narkotikëve, dhe pikërisht në muajin qershor shtoi ai “Haki Çako del nga loja”. Duke u ndalur tek përgjimet dhe pezullimin e Çakos për këtë çështje, Hoxha tha se është cenuar partneriteti me italianët, partneritet i cili sipas tij ka rezultuar i suksesshëm deri më tani.

“Nëse provohet që Haki Çako ka shkelur ligjin do i thosha një bravo të madhe Prokurorisë, por druaj se do jetë si rasti me Fullanin apo ish gjeneralin e Ministrisë së Mbrojtjes… Problemi më i madh që kemi në këtë histori është humbja e besimit përballë partnerëve tanë kryesorë që na furnizonin me pajisje që realisht nuk i kemi për të luftuar kriminalitetin dhe narkotrafikun. Kjo që ka ndodhur sot duket sikur ne dëshmojmë se nuk kemi seriozitet me atë që themi e bëjmë. Partnerët morën diçka përsipër thanë ne e kemi sjellë pajisjen, mënyra si është përdorur thanë që e mbajmë ne përsipër përgjegjësinë. Kujtoj se muaji qershor është muaji më aktiv i policisë kundër narkotikëve. Nëse nuk ke sukses në prill, maj, qershor atëherë do kesh betejë me krimin. Ju kujtohen helikopterët në Dukagjin u sulmuan dhe kurrë nuk u gjetën autorët”, tha Hoxha. Ai përmendi rastin e një tjetër përgjimi, atë të ambasadorit italian, ndërsa tha se prokuroria për të dy rastet e përgjimeve ka përdorur dy standarde. “Është përgjuar ambasadori i një vendi shumë mik, ambasadori italian mbas qershorit 2012 kur Berisha do bënte vizitë në Itali, pse është përgjuar kjo nuk dihet. Gjëja e parë që Noka ka bërë është të shkarkojë Shefin e Kontrollit të Brendshëm. Kur italianët mësuan se po përgjoheshin në Shqipëri. Italianët në atë kohë kërkuan procedim të personit që kreu përgjimin, nga kontaktet që kishim u tha se ishte Shefi i Kontrollit të Brendshëm, por nuk pati procedim”,­ tha ai. /News24/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY