Basha pret ministrin e Jashtëm grek: Ligji i luftës dhe çështja çame...

Basha pret ministrin e Jashtëm grek: Ligji i luftës dhe çështja çame duhen zgjidhur sa më parë

70
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti në një takim ministrin e jashtem grek Nikolaos Kotzias. Basha vlerësoi shumë të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur dhe nxitur më tej këto marrëdhënie.

Por kryetari i Partisë Demokratike nënvizoi dhe faktin se në marrëdhëniet midis dy vendeve ka çështje të mprehta që duhen trajtuar pa paragjykime dhe me kurajo për të gjetur rrugët e zgjidhjes përmes një dialogu dhe veprimi të sinqertë mes dy palëve. Basha shprehu shqetësim se prej tre vitesh ka shumë retorike dhe propagandë por nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e dy qeverive në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull.

Çështja e statusit absurd të ligjit të luftës, trajtimi i të drejtës së popullatës Çame si e drejtë themelore e njeriut, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi dhe çështje te tjera të mbetura pezull midis dy vendeve meritojnë të trajtohen e zgjidhen sa më parë duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian. Anulimi i ligjit të luftës, është një çështje e rëndësishme theksoi Basha jo vetëm për shkak të perceptimit, por veçanërisht të problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptare, veçanërisht atyre Çamë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY