Mirditë, asgjësohen 4000 rrënjë kanabis, 3 të arrestuar

Mirditë, asgjësohen 4000 rrënjë kanabis, 3 të arrestuar

95
0
Shares

Asgjësohen 4000 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa dhe sekuestrohen 2 armë zjarri automatik dhe 1 armë gjahu pa leje. Në pranga janë vënë 3 persona.

Burime nga policia thanë se, gjatë operacionit të koduar “Lëndina e punuar” të organizuar nga Komisariati Mirditë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Armand Beleshi, 32 vjeç, banues në Mirditë

Emiljano Kola, 26 vjeç, banues në Kurbin

Eugen Simoni, 25 vjeç, banues në Durrës

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, në vendin e quajtur “Qafmulli”, Njësia Administrative Selitë në Mirditë, në tokë pa pronar kanë kultivuar një sasi prej 4000 bimë narkotike të dyshuar kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu u bllokuan në cilësinë e provës materiale :

2 armë zjarri automatik

1 armë gjahu pa leje

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Lezhës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

kallash-700x700

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY