Ndahet nga i dashuri, ai e tërheq zvarrë prej flokësh në mes...

Ndahet nga i dashuri, ai e tërheq zvarrë prej flokësh në mes të pub-it

95
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin për një 24-vjeçar të akuzuar për përndjekjen dhe mbajtjen peng për 48 orë të ish-të dashurës së tij. Sipas Gjykatës, në gusht të vitit 2015, një muaj pasi ishte ndarë nga e dashura e tij, i pandehuri Jurgen M. e ka gjetur atë në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në kryeqytet. Me pretendimin se do të sqarohej për ndarjen, ai e ka tërhequr nga flokët dhe e ka futur me forcë në automjetin e tij Dy netët në vijim ai e ka mbajtur vajzën me iniciale E.S. kundër dëshirës së saj në disa hotele në Tiranë. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri Jurgen M. u shpall fajtor për akuzën e “përndjekjes” dhe të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe u dënua me 4 muaj heqje lirie.

PENGMARRJA

Sipas Gjykatës, më datë 27.08.2015, rreth orës 11:00, shtetasja E.S. është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë dhe ka deklaruar se Jurgen M. e kishte lëshuar pas dy netësh që e kishte mbajtur me forcë. Ajo ka sqaruar se kishte një vit që njihej me Jurgenin, por që në ditët e para ai kishte shfaqur shenja dhune dhe se ajo duhej të bënte çfarë të thoshte ai.

Kishte rreth një muaj që ishte ndarë prej tij dhe i shmangej në mënyra të ndryshme. Në datën 26-27 gusht ajo ka sqaruar se ka dalë me disa shoqe të saj për të pirë diçka te lokali “K…”. Rreth orës 01:30 është futur në lokal Jurgen M. dhe e ka kapur nga flokët pa i thënë asnjë fjalë. Aty është krijuar një situatë jo e këndshme dhe në mes është futur i dashuri i shoqes së saj duke e nxjerrë jashtë të pandehurin. Pas disa minutash, një shok tjetër i ka thënë E.S. të dilte jashtë duke menduar se do të sqaroheshin, por përsëri Jurgeni e ka kapur për flokësh duke e tërhequr me forcë, më pas e ka kapur nga krahët, duke e futur në një makinë tip “Benz”.

I pandehuri është nisur drejt “Taivanit”. Në momentin që i pandehuri ka ndaluar rrugën në semafor, E.S. është larguar me vrap, por Jurgeni e ka ndjekur me vrap, e ka kapur dhe e ka futur përsëri në makinë. Më pas, ata kanë shkuar në hotel “A…” dhe disa hotele të tjera kundër dëshirës së saj deri në orën 09:30 të datës 28 gusht 2015. Sipas aktit të ekspertimit mjekoligjor, ka rezultuar se tek e dëmtuara E.S. janë konstatuar shembje të indeve të buta, ekimoza, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, dëmtime që kanë sjellë humbje të aftësisë për punë deri në 9 ditë.

 /Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY