Panairi on line i punës, ja portalet nga e nis kërkimin

Panairi on line i punës, ja portalet nga e nis kërkimin

244
0
Shares

Je në kërkim të punës? Për një të gjetur një tillë, nuk të duhet të trokasësh dyerve të kompanive për të pyetur apo të rrish të presësh panairin e ardhshëm të punës (sepse atë të fundit sapo e humbe), mjafton të klikosh në internet.

Janë rreth 10 portale online ku mund të gjesh informacion të plotë rreth ofertave për punë. Janë website të ndërtuara me profesionalizëm, të qarta, të thjeshta për t’u përdorur dhe sigurisht që ofrojnë informacion të plotë.

Një prej tyre www.duapune.com
, nën moton “Miku Juaj në punë dhe Karriere”, praktik në përdorim dhe tepër profesional të jep shansin që jo vetëm të kërkosh punë por edhe të pajis me këshilla të dobishme për mënyrës se si duhet të sillesh në një interviste pune, si bësh një CV, si të vishesh etj.

Portali shërben si një portë hyrëse jo vetëm për punëmarrësit por edhe punëkërkuesit. Kështu në portal mund të postosh CV tënde dhe ta depozitosh aty me qellim qe punëdhënësit të njihen me të.

Por ne e shtrijmë kërkimin tonë duke iu drejtuar edhe portaleve të tjera si : www.njoftime.com/
pune/
,
www.gazetacelesi.al/Oferta/,
www.ikub.al/punaime/al,
www.lajmerime.com
,
www.portalpune.com
,
www.puna.gov.al,

headhunter.al/al/job-offer
,
www.vend-pune.com
të cilat na prezantojnë me të gjitha vendet vakante që kompanitë e sektorit privat edhe shtetëror na ofrojnë.

Njëra prej tyre si headhunter.al/al/job-offer
, na jep një shtrirje kërkimi më të gjerë që nga tregu shqiptar deri në atë rajonal sepse përveçse si një portal informimin për vendet e lira ajo shërben edhe si agjenci punësimi ne Kosove, Maqedoni, Kroaci, Mal të Zi, Bosnjë Hercegovinë.

Në panairin on line të punës, zë vend të rëndësishëm edhe portal që administrohet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. http://www.puna.gov.al/, i cili publikon pa ndonjë renditje specifike kërkesat për punë të kompanive private dhe institucioneve shtetërore.

Po kush janë kategoritë më të kërkuara të punës

Sipas portaleve on line kërkesat më larta për punë vijnë në sektori i shitjes dhe zhvillimi biznesi, më pas vjen sektori i përkujdesjes e ndihmës për klientin, sektori i Menaxhim Strategjik të biznesit, sektori i Informatikës, Zhvillim softuerash, sektori i punëve administrative, zyre, sektori i marketing të produkteve, Hoteleri, Restorat, Kafe, Kontabël, Financë, Ndërtim, Inxhinieri.

Portalet on line të punës tregojnë se edhe njerëzit që kërkojnë punë janë shume herë më shumë se punët që ofron tregu .kështu vetëm një një nga portalet on line merr informacioni se në treg ka rreth 236 Punë aktive që ofrohen ndërsa ata që kërkojnë punë janë 75.844.

Sigurisht ky është tregu shqiptar, i varfër me oferta për punë , të cilat edhe nga qyteti në qytet r zbehin numrin e tyre. Kështu Tirana ofron numrin më të mëdha të ofertave të punë dhe më pas vjen Durrësi, Fieri, Shkodra, Saranda, Lezha.

Por ti mos e humb shpresën në panairin on line të punës ti mund ta gjesh vetën sidomos në se jeton në Tiranë dhe ke një profesion si IT, ekonomist, kontabilist apo edhe di gjuhe të huaja dhe mund të punësh si operator.

Kategoritë që ofron tregu i punës

Kontabël/Financë Audit ,Ekonomist ,Financier, Analist kredie


Administrative/Zyre
Sekretar/Asistent zyre, Recepsionist, Specialist


Ndërtim/Aftësi
Arkitekt , Inxhinier ndërtimi


Biznes/Menaxhim Strategjik
Administrim biznesi

Menaxhim , Menaxhim i Projekteve


Krijuese/Dizajn
Dizajner. Dizajn dhe Pikture


Përkujdesje/Ndihmë për Klientin
Operator , CRM – Menaxhimi i marrëdhënieve me klientin
Editoriale/Shkrim
Linguistike,


Inxhinieri.
Inxhinier Inxhinier elektrik
, Inxhinier mekanik, Kimist. Specialist për sisteme elektrike dhe elektro mekanike


Hoteleri/Restorant/Kafe
Turizëm, Burime Njerëzore


Instalime/Mirëmbajtje/Riparime


IT/Zhvillim softesh
Administrator rrjeti, Informaticien, Inxhinier telekomunikacioni Programues , Informatike ekonomike, Analist sistemi, Programues ne web, Administrator te dhënash


Ligjore.
Jurist


Logjistike dhe Transport:
Logjistike , Shërbim Transporti dhe Shperndarje, Agjent Udhëtimi


Marketing/Produkte
Marketing, Marrëdhënie me publikun dhe komunikim, Statisticien specialist


Mjekësore/Shëndetsore
Farmacist


Prodhim dhe Operacional
Industria mekanike


Menaxhim Projektesh/Programesh
Koordinim Projektesh


Shitje/Zhvillim Biznesi:
Shitje Agjent Imobiliar Menaxhim shitjeve


Siguria fizike/Shërbime Mbrojtëse
Specialist sigurimi, Trajnim/Instruksione Trajnim dhe zhvillim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY