Tërmet Peçi, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, ka plotësuar një formular të dytë në KQZ edhe pse kjo nuk është parashikuar në ligj dhe rregulloret që shoqërojnë ligjin për dekriminalizimin.
Peci ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të vendimit që gjykata ka dhënë ndaj tij në vitin 2004, e për këtë arsye nuk e ka vënë këtë informacion në formularin e tij të vetëdeklarimit, pavarësisht se ai atëkohë ka pranuar fajin dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Tërmet Peçi deklaroi për gazetën Expres se vetëm së fundi është njoftuar nga zyra e Përmbarimit për dënimin, e në këtë rast ka shkuar sërish pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar një formular të dytë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/