SKANDAL/ Saimir Tahiri sulmon gjykata dhe opozitën, vartësit e tij “të pavarur”...

SKANDAL/ Saimir Tahiri sulmon gjykata dhe opozitën, vartësit e tij “të pavarur” të policisë duartrokasin

68
0
Shares

Dje e kishte radhën Prokuroria të bëhej objekt i sulmeve politike të mazhorancës, sot e kishte Gjykata. “Kazuzi” ishte pezullimi i “të ndershmit” Haki Çako.
Duke shpërdoruar detyrën dhe pozicionin, Saimir  Tahir ka zgjedhur daljen e dytë publike në ditën e dytë të panairit të Policisë, prej nga nën praninë e efektivëve blu bëri edhe politikë, duke sulmuar edhe opozitën.
Sipas Tahirit vendimi për pezullimin e Haki Çakos është tërësisht politik dhe se ai është marrë nga një gjyqtar që ka lidhur vrasës dhe përdhunues dhe që është shkarkuar nga detyra për korrupsion dhe mos përmbushje të detyrës.
“Po kush është gjyqtari që vendosi? Është një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe për mos përmbushje të detyrës. Ka liruar nga burgu persona për vrasje të mbetur në tentativë, përdhunim në tentativë, vjedhje, përdhunim. U shkarkua dhe disa vite më pas u kthyer sërish në detyrë”, tha Tahiri duke shtuar se Çako ka ushtruar detyrën me devotshmëri dhe ndershmëri.
“Si mund të kthehet në detyrë që liron nga burgu një përdhunues? Si mund të kthehet kur liron një vrasës? Sot ky gjyqtar ka guximin moral për të mos thënë kurajën institucionale për të dhënë një vendim tërësisht politik”, theksoi ministrin duke shtuar se Aliaj ka mbështetjen politike të opozitës.
“Është përfaqësues më evident i frontit të së keqes që përfshin gjyqtarë dhe prokurorë të qelbur nga koka dhe që përfshijnë SHQUP-istë të qelbur nga koka”, shtoi më tej ministri i brendshëm para vartësve të tij të Policisë, të cilët nuk ngurruan të duartrokisnin si dëshmi e “pavarësisë” së uniformës që mbajnë veshur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY