Edi Rama nuk ia përmendi Nikos Kotzias çështjen çame

Edi Rama nuk ia përmendi Nikos Kotzias çështjen çame

76
0
Shares

Kryemistri Edi Rama nga kongresi i para disa ditëve të PDIU-së zhvilloi një garë të ethshme me Ilir Metën, se kush nga këta të dy e kishte përmendur i pari çështjen çame.
Por gara mbeti aty.
Sepse në rast se Edi Rama, duhet ta përmendte edhe “për herë të fundit”, tashmë pas “herës së tij të parë” çështjen çame, para ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, ai nuk e bëri.
“Bëmë hapa pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Është e rëndësishme që në takimin prej gati një ore, kryeministri Edi Rama nuk foli aspak me mua për çështjen aq të diskutueshme (të çamëve), për të cilën kishte folur të shtunën e kaluar”, ka thënë ministri grek për mediat greke Nikos Kotzias.
Siç kuptohet, Edi Rama nuk i paska folur fare për çështjen çame në takimin kokë më kokë, e thënë ndryshe nuk ia ka përmendur fare.
Me ironi, apo seriozisht, ka qenë sërish Kotzias që ka dhen një shpjegim për “dyzimin” e Edi Ramës për çështjen çame para çamëve të PDIU-së, nga njëra anë dhe para ministrit të Jashtëm grek nga ana tjetër. Sipas Nikos Kotzias, e gjithë kjo është një lojë në prag të zgjedhjeve ku luhet edhe me ndjenjat kombëtare për disa vota më shumë.
“Është një problem i njohur, që disa bëjnë politikën e jashtme duke shikuar frontin e tyre të brendshëm. Shqipëria hyn në fushatë zgjedhjesh në fillim të vitit që vjen dhe të gjithë kërkojnë aleanca për një pozicion në qeverinë e ardhshme. Nëse do të bënim politikën e jashtme duke parë vetëm brenda vendit tonë, nuk do të kishte diplomaci ndërkombëtare. Por duhet të theksoj se edhe në Greqi ka forca politike që nuk kuptojnë nga politika e jashtme, nuk e njohin diplomacinë, por përpiqen vetëm për të kënaqur sipas tyre disa audienca ekstreme”, është shprehur ministri i Jashtëm grek,për mediat e këtij vendi.
Jo më larg se dy ditë para vizitës së Nikos Kotzias në Tiranë, Edi Rama bëri disa deklarata të forta për çështjen çame. Në kongresin e PDIU, Rama “ndezi zemrat” e çamëve duke folur për dinjitet, rihapje të çështjes dhe diskutim të saj në çdo mundësi që i jepet.

Ja çfarë deklaroi kryeministri, gjatë kongresit të PDIU për çështjen çame, të cilën nuk guxoi tia përmend Nikos Kotzias

    •  Jam me krenari, kryetari i të parës qeveri shqiptare që jo vetëm marrëdhëniet me Greqinë, por ndaj të gjithë fqinjëve dhe të tjerëve përtej fqinjëve është e vendosur të tregojë dinjitet dhe vendosmëri në kërkesën për reciprocitet në respekt, ose siç i pëlqen ministrit tuaj shumë të dashur të Punëve të Jashtme, qartësi strategjike.

    •  Nuk ka forum dypalësh greko-shqiptar, nuk ka forum shumëpalësh ku ceken të drejtat e njeriut dhe ku pa asnjë ngarkesë provokuese për fqinjët, por vendosmërisht dhe qartësisht, qeveria jonë të mos ngrejë këtë çështje dhe të mos përpiqet të shtyjë këtë problem drejt zgjedhjes, sepse ky nuk është një turp mes fqinjësh, nuk është as edhe një turp ballkanik, por është një turp europian.

    •  Kjo qeveri e ka vendosur çështjen në një pikë, ku asnjë qeveri tjetër më pas nuk mund ta kthejë mbrapa.

    •  U desh që të krijohet kjo qeveri, që të hapej me seriozitet një çështje që ishte aty dhe të gjithë bënin sikur nuk e shikonin. Jemi në luftë me Greqinë, ka një ligj lufte. Një ligj lufte me një vend që kemi traktat miqësie! Pse ky ligj lufte është aty dhe si ka mundësi që ka mbetur aty si tabu e palëvizshme?! Palës tonë, në të gjithë këto vite i ka mjaftuar përgjigja: “Po ç’rëndësi ka, ai ligj është kot. Ne jemi miq, kemi Traktatin e Miqësisë.” Nëse është kot, çfarë na kushton ta heqim?!
 
    •  Por nuk mbaron këtu. Fillon tek ligji i luftës dhe vazhdon tek fakti që çështja çame është një çështje për të cilën duhet të diskutojmë, të diskutojmë e diskutojmë. U them të gjithë çamëve të Shqipërisë, por edhe të gjithë shqiptarëve se ne, qeveria jonë do ta mbështesë fuqimisht të gjithë përpjekjen në rrugën ligjore që u deklarua këtu, sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY