Komisioni qëndror i zgjedhjeve ka nisur verifikimin për formularët e kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshit dhe atij të Krujës Artur Bushi. Dy prej emrave të denoncuar publikisht nga opozita dhe që rezultuan me probleme jo të pakta në formularët e dekriminalizimit sa i takon të shkuarës.
“Verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik z. Elvis Roshi, kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Projekt vendim: “Verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik z. Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” thuhet në njoftimin e KQZsë. Pjesë e mbledhjes së nesërme do të jetë edhe projekt vendimi për mandatin e deputetit që zëvendëson socialistin Kokëdhima, mandati i të cilit u hoq nga Kushtetuesja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/