I kërkoi 5 milionë lekë gruas së përdhunuesit për të hequr padinë,...

I kërkoi 5 milionë lekë gruas së përdhunuesit për të hequr padinë, flet vajza: Ja e vërteta

114
0
Shares

Një ditë pas transmetimit me zë dhe figurë të pazareve për të tërhequr denoncimin ndaj një të dyshuari për përdhunim, në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u paraqit protagonistja kryesore. Matilda Xhina, vajza 24-vjeçare nga Elbasani, e shoqëruar nga i fejuari i saj, Hergys Abazi, mohuan pazaret për lirimin e autorit Bekim Skora. Fillimisht, Matilda tregoi ngjarjen e shtatorit të vitit të kaluar, teksa tha se autori i dyshuar e kishte ndjekur, e kishte prekur dhe më pas ishte larguar.

Ajo e kishte ndjekur deri në momentin e arrestimit nga policia, kur pa se autori e kishte zinxhirin e pantallonave zbërthyer. Gjatë gjithë kësaj ngjarje, që nga tentativa për përdhunim, e deri te arrestimi, Matilda fliste në telefon me të fejuarin, madje i ka treguar edhe se ku kishte shkuar autori.

Në lidhje me videoregjistrimin dhe pazaret me bashkëshorten e të arrestuarit, Matilda pohoi se i kishte thënë me ironi dhe nerva e sipër. Megjithëse në filmime përmend gjyqtarë dhe sekretare gjqyësore, në intervistë ajo pohon se nuk e di as vetë përse i ka përmendur. Më poshtë është intervista e plotë dhënë për gazetarët e “Fiks Fare”:

Gazetari: Përse keni ardhur në redaksinë e Fiks Fare?

M.Xhina: Kam ardhur se mbrëmë kam parë që janë ëprdorur fotot e mia, emri dhe mbiemri im, familjarët e mi, dhe çdo gjë është aty nuk është e vërtetë, pasi më ka dëmtuar shumë. Komentet në rrjetet sociale mua më bëjnë shumë dëm.

Gazetari: Ngjarja për të cilën pretendoni ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Çfarë ka ndodhur konkretisht?

M.Xhina: Ngjarja ka ndodhur fiks një ditë para bajramit, kam dalë nga puna nga ora katër.

Gazetari: Çfarë pune?

M.Xhina: Rrobaqepsi. Më pas kam ndaluar te lokali i familjarëve të mi. Pas gjysëm ore jam nisur për në shtëpi, kam folur rrugës në telefon me të fejuarin. Telefonin e kam pasur të prishur, me viva-voçe, e dëgjonin të gjithë. Duke ecur, dikush më kap nga mbrapa, më tërheq dhe i bërrtas të fejuarit tim po më ngacmon një çun dhe më bie dhe telefoni në tokë dhe çanta në tokë. Ai më tërheq dhe më përplas pas muri. Përpiqet të më zhveshi, të më heqë kanatjeren të më heqë xhupin, kam vënë re se edhe zinxhirin e pantallonave e ka pasur të zbërthyer. Nuk e dëgjoja se çfarë thoshte i fejuari, pasi bërtisja jam te ulluqet, jam këtu, jam aty. U përpoqa ti gjuaja dy herë atij me bërryl, po forca ime nuk u maste dot më atë, po vetëm e shtyja atë nga para. Pastaj, nuk e di pse, unë po bërtisja, ai u largua, ngaqë ka dalë ndonjë komshi aty se ishte mur avllie, ose ka pasur ndonjë gjë tjetër, nuk e di. Pastaj si e hutuar që isha, kam marrë çantën, telefonin, po flisja me të fejuarin, dhe vetëm e kam ndjekur nga mbrapa atë, duke i thënë të fejuarit tim që është këtu, është aty. Atë e kapi makina e policisë dhe policët janë dëshmitar që ai e kishte akoma zinxhirin e pantallonave zbërthyer.

Gazetari: Ka vazhduar procesi hetimor dhe gjyqësor. Jeni thirrur, keni dhënë deklarime?

M.Xhina: Po, jam thirrur, kam dhënë edhe deklaratënd dhe kam thënë që unë nuk e fal atë.

Gazetari: Gjatë kësaj kohe, ka pasur ndonjë tentativë nga familjarët tuaj për të kontaktuar me familjarët e autorit?

M.Xhina: Jo fare. Biles, familjarët e atij, Bekim Skorës, kanë ardhur tek unë dhe familjarët e mi dhe kanë kërcënuar që unë ta fal. Gjëja më e mirë që do të bëja unë ishte që ta falja atë. Unë nuk kam kërkuar as lekë, asnjë gjë fare aty. Sepse ajo që më ndodhi mua nuk lahet as me lekë asnjë gja.

Gazetari: Në emisionin Fiks Fare u transmetua një videoregjistrim midis familjes tënde dhe bashkëshortes së autorit, ku familja jote thotë që unë do flas me vajzën për të tërhequr denoncimin. Aty është edhe shuma përkatëse, sikur i fejuari jot i ka kërkuar familjarëve të autorit.

M.Xhina: Kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi i fejuari im nuk i njeh familjarët e atij, sidomos gruan e atij. Edhe unë ishte hera e parë që e kam takuar atë grua, që e kam parë si fytyrë, pasi edhe në seancat gjyqësore unë atë nuk e kam parë. Në lidhje me videon që ishte aty, thjesht ishte si muhabet shtëpie, nerva e sipër kam bërë atë muhabet, pasi më vinte edhe si inat njëherë, kur deri dje ata vinin me kërcënime tek unë, kurse tani pas 8-9 muajsh, thonë për lekë. Çdo gjë për mua aty ishte si punë provokimi, si muhabet shtëpie, jo që unë dua lekë më të vërtetë nga ata, se atë gjë unë nuk e fal kurrë. Biles edhe gruas unë nuk ia fal këtë gjë që ka bërë.

Gazetari: Në atë bisedë përmendet edhe shuma përkatëse. Fillimisht 5, 3, 4 (milionë). I ke kërkuar lekë familjarëve të autorit për të tërhequr denoncimin?

M.Xhina: Ajo gjë erdhi si muhabet, pasi ajo më tha që i fejuari im i kishte kërkuar 5 milionë lekë. Unë i thash që kjo gjë nuk është e vërtetë. Po meqë qënka kështu, ke 5 milion ti mua të më japësh? Ajo tha po më pak. Po 4 i thash ke? Dmth si punë ironie, jo që unë kërkoja lekë me të vërtetë me atë.

Gazetari: Ka qenë gjithçka ironi sipas teje?

M.Xhina: Po gjithçka kështu ka qenë. Biles edhe në video kuptohet shumë qartë se unë jam e stresuar, biles edhe babit i kthej llafe se nuk e duroj dot më atë lloj muhabeti aty. Të ishte për punë lekësh mund ta bëja që në fillim.

Gazetari: Në bisedë ti i thua që të kishte ardhur që në fillim, jo tani se tani është vonë, tani është procesi gjyqësor. Janë njerëzit e ligjit. Kush janë këta njerëzit e ligjit? Përse i përmende?

M.Xhina: Nuk e di as vetë përse i përmenda në atë bisedë. Kur vjen muhabeti në nerva e sipër, po nuk e kisha seriozisht atë muhabetin e lekëve, asnjëherë në botë.

Gazetari: Dukej sikur lekët do ia çoje gjyqtarëve?

M.Xhina: Ai ishte muhabet që erdhi njëra pas tjetrës fjalët, as i llogarita, as i mendova ato fjalë që thash aty, thjesht kam qenë e nervozuar.

Gazetari: Në fund i ke thënë (denoncueses) që këta biseda nuk bëhen as në telefon. Ndoshta këtu është ky lloj interpretimi që mund të bëjë pazar për ta falur, ose për t’i kërkuar lekë.

M.Xhina: Jo asnjëherë në botë nuk do u bënte pazar me këtë gjë.

Gazetari: Në bisedën që ka transmetuar “Fiks Fare” përmendeni dhe ju. Sipas denoncueses, ju i keni kërkuar familjarëve të saj 5 milionë lekë që Matilda të tërheqë denoncimin. Është e vërtetë?

I fejuari: Absolutisht, unë nuk flas dot në emër të Matildës, pasi ajo është madhore. Unë kam qenë dëshmitar në atë ngjarje.

Gazetar: Ke bërë ndonjë tentativë për t’i kërkuar 5 milionë lekë, sipas denoncueses?

I fejuari: Absolutisht jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY