Çfarë thotë shenja e horoskopit për karrierën tënde?

Çfarë thotë shenja e horoskopit për karrierën tënde?

66
0
Shares

Si në çdo aspekt të jetës, shenja e zodiakut ka ndikimin e vet në gjërat që krijojnë karrierën tuaj dhe në atë rrugë që duhet të zgjidhni për të pasur më shumë sukses.

Astrologia e njohur Kelli Fox, jep për The Astrologer.com informacionin se çfarë lloj punëtori jeni, çfarë ju ndihmon të dilni mirë në punë dhe në cilën fushë do krijonit një karrierë perfekte.

Dashi

Personat e shenjës së dashit janë lidera të lindur dhe si të tillë ata kanë më shumë mundësi që të bëhen të tillë në punë. Por kini kujdes, nuk jeni shumë mirë kur bëhet fjalë për të punuar për një shef tjetër, sepse ju irriton fakti që dikush t’ju kontrollojë gjithë kohës. Mos u shqetësoni, do jeni në krye shumë shpejt… nëse e mbaroni atë që nisni. “Ju keni tendencën që ta filloni një projekt, por asnjëherë nuk e përfundoni atë që nisni. Prandaj përfshihen një grup shokësh apo kolegë, të cilët marrin idetë tuaja dhe i përdorin ato për vete.”

Karriera ideale: Gjithçka që ka lidhje me kompeticionet apo fizikun. Për shembull, trajner personal, atlet, apo punëtor në një organizatë sporti. Gjithashtu, drejtues apo menaxher i një grupi të cilin mund ta drejtoni shumë mirë.

Demi

Punëtorët e shenjës së Demit janë me këmbë në tokë dhe praktikë, duke qenë gjithmonë të aftë për t’u përshtatur në çdo situatë. Puna juaj dhe dedikimi ju bëjnë një lojtar shumë të mirë, edhe pse natyra kokëfortë që keni mund t’ju shpërqendrojë në disa raste, prandaj duhet të zgjidhni një anë në rastet që flitet për një projekt apo edhe konflikt në vendin e punës.

Karriera ideale: Një nga shenjat më punëtore dhe më e përkushtuar, do të shkonit shumë mirë në një ambient që e shpërblen këtë gjë. Duke qenë shumë të mirë në kontrollin e financave, një punë në bankë do të ishte shumë e vlefshme.

Binjakët

Ju që keni këtë shenjë ju pëlqen të punoni në një mjedis që ju ofron varietet dhe mundësinë për të pasur interaktivitet me të gjithë, qoftë kur bëhet fjalë për njerëzit, aplikime, ambiente etj. Mund të lëvizni me shpejtësi midis gjithçkaje, por kini kujdes: kjo gjithashtu nënkupton që mund të mërziteni shpejt, nëse nuk ndryshoni listën e gjërave To Do.

Karriera ideale: Gjithçka që përfshin përcjellje informacioni, ndryshim të vazhdueshëm temash dhe interaktivitet, prandaj punë që kanë lidhje me komunikimin si gazetarë apo mësues janë ideale. Jeni shumë aktiv dhe pëlqeni që të studioni shumë aspekte të një projekti, prandaj mund të mendoni dhe për Marrëdhëniet me Publikun apo manaxher marketingu.

Gaforrja

Shenja e gaforres është më tradicionalja dhe perfekte për të përballuar përgjegjësinë. Jeni një person që kujdeset për të tjerët, prandaj çdo punë që ju jep mundesinë të jepni këshilla apo të zgjidhni probleme për të bërë të tjerët të lumtur, është shumë e mirë. Nuk dilni mirë në një karrierë që nuk shikoni rezultatet që doni, apo nuk bëni një ndryshim, prandaj sigurohuni që të gjeni motivimin e duhur.

Karriera ideale:Mund të provoni të jeni punonjës në një qendër kujdesi për fëmijët, por duke qenë shumë të zotë në jetën sociale, edhe profesionet që lidhen me punë sociale janë të këshillueshme. Mund të punoni me burimet njerëzore, avokat, mësues apo drejtues ekzekutiv. Duke qenë të vëmendshëm ndaj ushqyerjes, edhe si dietolog mund të jeni shumë të mirë.

Luani

Personat e shenjës së luanit e adhurojnë vëmendjen dhe qëndrimin në qendër të gjithçkaje, por jo në aspektin “Më shikoni vetëm mua”, por ju pëlqen që të inspironi të tjerët për të qenë më të mirët. Mësimdhënia dhe politika janë shumë të përshtatshme për shenjën e luanit dhe ata mund të jenë lidera shumë të zotët, nëse dalin në krye të skuadrës së tyre. Zakonisht i fitojnë zemrat e të gjithëve në skuadër falë natyrës sharmante që kanë.

Karriera ideale: Siç u përmend pak më sipër, mësimdhënia dhe politika, por gjithashtu edhe punë si aktrimi, muzika, apo edhe dizenjimi janë në interesin tuaj. Duke qenë natyrë që i tërheq të tjerët, mund t’ju shkojë të jeni edhe drejtues të një kompanie.

Virgjëresha

Perfeksionist dhe gjithashtu në shërbim të të tjerëve. Jeni i ndjeshëm dhe merrni në konsideratë të tjerët. Si një shef, jeni praktik dhe mbrojtës, kërkoni më të mirën nga të tjerët. Keni një tendencë që të kërkoni shumë nga vetja, prandaj shpesh është e nevojshme që të tjerët t’ju kujtojnë se nuk duhet të fiksoheni me çdo detaj. Jeni punëtori ideal në të vërtetë.

Karriera ideale: Duke qenë se keni kujtesë shumë të mirë dhe jeni perfeksionist në çdo gjë, mund të përballoni një sasi të madhe informacioni dhe dini si të silleni në situata të vështira. Në industri kujdesi si për shembull dyqane kompjuteri, terapist,editor, teknik, polic apo menaxherë të një kompanie, mund t’ja dilni mbanë shumë mirë.

Akrepi

Asnjë s’mund ta mbajë një sekret aq mirë sa ju. Mund ta përdorni këtë gjë në karrierën tuaj, sidomos nëse bëhet fjalë për shërbimet inteligjente, organizata policore etj. Gjithashtu ju pëlqejnë sfidat dhe investigimi, por edhe vëmendja dhe intensiteti me të cilin punoni do t’ju bënin mjek shumë të mirë, përshembull kirurg.

Karriera ideale: Siç thamë, mjekësia, shërbimet sekrete policore apo edhe punë që kanë lidhje me logjistikën dhe menaxhimin financiar do të ishin perfekte për ju.

Peshorja

Jeni social dhe përshtateni me njerëzit, gjithashtu shenja e balancës ju ndihmon t’i kuptoni të tjerët, një gjë që vjen shumë natyrale tëk ju. Ju pëlqen të shoqëroheni me të gjithë dhe jeni gjithmonë të sjellshëm.

Karriera ideale: Diplomat, asistent, përkthyes, agjent udhëtimi, apo edhe planifikues dasmash.

Bricjapi

Ata të shenjës së bricjapit janë seriozë, pragmatik dhe të organizuar, por jo aq sa të jenë të mërzitshëm. Keni entuziazmin e duhur për të drejtuar një skuadër. Nuk mërziteni apo uleni para një autoriteti, e dini që me shumë punë, ambicie dhe përkushtim mund të jeni në krye.

Karriera ideale: Mund të jeni menaxherë apo administrator shumë të mirë për kompani të mëdha. Aftësitë tuaja administrative janë shumë produktike, prandaj mund të jeni edhe inxhinierë, arkitekt.

Ujori

Jeni të shoqrueshëm por gjithashtu edhe të vetmuar në disa raste. Ju pëlqen të shfaqni ide të reja që në fillim mund të duken të dobëta, por rezultojnë briliante. Jo të gjithë ju kuptojnë, por jeni gjithmonë dy hapa përpara të tjerëve.

Karriera ideale: Shkenca ose teknologjia, dizenjimi grafik ose fotografia, apo edhe menaxhimi i projektit.

Shigjetari

Personat e shigjetarit kanë një mënyrë të tyren për të inspiruar moral te të tjerët, por edhe për t’u përshtatur mendryshimet. Jeni i mirë në çdo gjë kur bëhet fjalë për punë. Nuk ju pëlqejnë shumë rregullat apo t’i bindeni hierarkisë.

Karriera ideale: Ju pëlqen të udhëtoni dhe të mësoni nga të tjerët, prandaj çdo punë e lidhur me industrinë e udhëtimit është e përshtatshme, si përshembull turizmi apo edhe konsultimet.

Peshqit

Peshqit nuk shqetësohen për të provuar veten te të tjerët, por vetëm për të bërë më të mirën e tyre. Mund të navigoni në një numër të madh profesionesh, por jeni më të lumtur kur bëhet fjalë për një punë që tregoni intuitën dhe gjithashtu dhembshurinë tuaj.

Karriera ideale: Gjithçka që ka lidhje me shëndetin, mjekësinë, apo artin si për shembull muzika, aktrimi dhe kërcimi.

marieclaire.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY