Presidenti Nishani dekoron me urdhërin “Naim Frashëri” studentët e parë të mjekësisë

Presidenti Nishani dekoron me urdhërin “Naim Frashëri” studentët e parë të mjekësisë

69
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri”, studentët të cilët u diplomuan për herë të parë në degën e mjekësisë në Shqipëri, në vitin 1966.

Në 50 vjetorin e krijimit të Fakultetit të Mjekësisë, ish studentët janë mbledhur sërish bashkë.

Profesor doktor Flamur Tartari, një prej studentëve të diplomuar në ato vite ka treguar disa nga arritjet e mjekësisë shqiptare dhe si ka ndryshuar ajo.

Rektori aktual i Universitetit të Mjekësisë tha se diplomimi i vetëm 100 studentëve tregon se fakulteti funksiononte që në atë kohë.

Ish studentët u shprehën nostalgjikë për mënyrën se si mësohej mjekësia në atë kohë, ndërkohë që vlerësuan arritjet që janë bërë deri më sot.

Nga 200 studentë që filluan kursin në vitin 1961, vetëm 100 arritën të diplomoheshin, të cilët më pas vijuar karrierën në mjekësi apo atë akademike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY