Punonjës të Hekurudhës Shqiptare të mbështetur nga Sindikata e Hekurudhave protestuan mesditën e sotme para Ministrisë së Financave.
Punonjësit e linjave të hekurta përballen me paga minimale dhe kushte të mjerueshme pune, ndërsa vendet e punës dhe përfitimi i pensionit të pleqërisë duken gjithnjë e më të pasigurta.
Kërkesa është për rritje pagash, duke shtuar se edhe ata duhet të përfitojnë nga VKM e shtesës në paga për administratën publike.
Një tjetër kërkesë e tyre është që të mos largohen nga puna, në kushtet kur hekurudha është dhënë me koncesion.
Të gjitha këto janë formalizuar në një kërkesë që përfaqësues të Sindikatës e kanë dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe presin përgjigje.
Më herët punonjësit protestuan edhe para portit të Durrësit duke bllokuar hyrjen e kamionëve në port për disa minuta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/