Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda dekoroi me Urdhrin “Kryqi kalorsiak i urdhërit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”, kryetarin e Kontrollit të Lartë të shtetit, Bujar Leskaj.
Ceremonia u zhvillua sot në Varshavë, në ambientet e Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Polonisë (NIK).
Në ceremonine e dekorimit morën pjesë Ministri i Shtetit, pranë Presidentit z. Andrzej Dera, zv/Ministri i Punëve të Jashtme, zj.Renata Szczech, Presidenti i NIK-ut polak, z. Krzysztof Këiatkoëski, zv/Presidenti i NIK, z.Ëojciech Kutyla, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, zj.Shpresa Kureta, deputetë të Kuvendit të Republikës së Polonisë, drejtues dhe auditues të NIK-t polak, përfaqësues të KLSH.
Dekorata akorduar nga Presidenti i Republikës, Andrzej Duda iu dorëzua Leskaj nga Ministri i Shtetit pranë Presidentit Andrzej Dera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/