Reforma në Drejtësi është futur në punimet 3 javore të Kuvendit të Shqipërisë. Në mëngjesin e sotëm ky draft nuk është futur në programin e punës, ndërsa pas përfundimit të punimeve të Kuvendit drafti ka rezultuar në punimet 3 javore.
Për këtë ka reaguar në mënyrë të menjëhershme kreu i grupit parlamentat të PD Edi Paloka i cili është shprehur se “ky është një skandal.
“Drafti ka kaluar në mënyrë të fshehtë, pa dijeninë tonë në Konferencën e Kryetarëve. Në kalendarin e punimeve të Kuvendit që kemi nuk është drafti i Reformës në Drejtësi. Ne këtë e kemi marrë vesh nga mediat, ai është future në rendin tre javor në fshehtësi të plotë dhe në mënyrë jo ilegale”, është shprehur Paloka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/