Ministri i Jashtëm gjerman në Tiranë, Merkel përfshihet në negociatat për reformën...

Ministri i Jashtëm gjerman në Tiranë, Merkel përfshihet në negociatat për reformën në drejtësi

48
0
Shares

Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë më 14 qershor është e lidhur me ngërcin e reformës në drejtësi po ashtu.

Ministri i jashtëm , Frank-Walter Steinmeier ka në axhendë, veç takimit me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, edhe dy takime të tjera me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ende nuk dihen mesazhet apo rekomandimet që Steinmeier do t’u adresojë dy palëve në takime, por ajo që mësohet është se kryefjala do të jetë reforma në drejtesi, thekson tch, por Gjermania shpesh herë, nëpërmjet zyrtarëve të saj të lartë, por edhe të ambasadorit të saj në Shqipëri ka kërkuar nga klasa politike miratimin e reformës në drejtësi.

Gjermanët kanë qenë mjaft të interesuar për zhvillimet politike në Shqipëri deri në samitin e Zagrebit, por më pas u vu re një ulje e pranisë gjermane në përditshmërinë politike të Tiranës. Ambasadori dilte mjaft rrallë ndryshe nga më parë dhe larg sjelljes së diplomatëve të huaj në Tiranë që janë prezent në media cdo ditë.

Rama ka vënë bastin duke futur jashtë rregullores së Parlamentit votimin e reformës në parlament brenda 20 ditëve të ardhshme. Politika shqiptare shpesh ka treguar se arrin kompromis në momentin e fundit edhe për shkak se mungesa e kompromisit nuk lidhte me parime apo qëndrime të qarta politike por me interesa të castit që furnizojnë betejat politike në vend.

Ende nuk dihet se cila është kërkesa e Kancelares Merkel në këto momente nga klasa politike shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY