Zhvillimet e fundit po tregojne se kalimi i reformes ne drejtesi keshtu si eshte do rezultonte katasttofal per zhvillimet e metejshme te vendit. Ben Blushi u shfaq paksa kontradiktor mbreme kur nga nje ane pohonte se pushteti eshte kapur ne cdo qelize nga Rilindja, dhe nga ana tjeter pohonte se do e votoje reformen me bindjen se ” sistemi i propozuar do jete me i mire se aktuali”
Por ti marrin gjerat me radhe! Drafti i propozuar keshtu sic eshte garanton perzgjedhjen nga mazhoranca te antareve te KLGJ ( Keshilli i larte i Gjykatave) dhe KLP ( keshilli i larte i prokurorise). Cdo te thote kjo? As me shume e as me pak do te thote qe me ane te ketyre keshillave qe mund te miratohen vetem me vitat e rilindjes, Rama te kete dore te lire presioni mbi gjykaten dhe prokurorine. Pra ne nje kohe kur degjojme se si kryeministri sulmon nje gjykates vetem se pranoi nje kerkese te prokurorise, nje herr sulmon Gjykaten Kushtetuese se i hoqi mandatin Kokedhimes me pas e levdon se buk ja hoqi Leskajt, qe ka nderrmare nje fushate represioni kunder prokurorise, qe kercenon me ane te medieve Gjykaten e Larte, dhe kreun e saj ( nje burre 54 vjecar qe medemek ka goditur nje 25 vjecar) vetem e vetem se do marre ne shqyrtim te njejten kerkese te gjykates se shkalles se pare. Ky njeri qe nuk le vend e konference pa sulmuar kasten e gjyqatreve dhe prokuroreve, tashme ti japesh dhe te drejten e shkarkimit apo emerimit te tyre sipas deshires. Nje njeri qe nuk thote asnje fjale per lirimin nga burgu te Arben Frrokut( i denuar me pas nga gjykata e larte me burgim te perjetshem per vrasjen e komisarit e policise) por nuk ngurron te cilesoje si vrases me pagese nje tjeter gjyqtar vetem se i pezulloi nga detyra drejtorin e tij..Nje kryeminister qe shkon deri aty sa ti kerkoje Strasburgut mos marre ne shqyrtim dosjen e pronave, imagjinoni cfare do bente ne rast se do kishte ne dore perzgjedhjen, shkarkimjn apo emerimin e gjyqtareve ne vendin e tij?!
Ne keto kushte sistemi kurrsesi nuk do permiresohej.. Duhet sqaruar se sistemi me gjithe te metat keshtu sic eshte ka qene i vetmi qe i ka bere balle disi pushtetit kaotik dhe despotik te Rames ne keto tre vjet. Qe te ndryshosh sistemin me pare duhen ripare dhe nene te caktuara te kodit penal apo te atij civil, qe lene shume shtigje per abuzim. Ne keto tre vjet kryeministri 1 milion votave nuk ka bere asgje ne kete drejtim.. Eshte marre me gjobat e biznesit, burgosjen e fakireve per drita e ndertime, por jo me rishikim ligjesh. Pacavuret e tij i ka rrezuar pa nje pa dy gjykata kushtetuese.
Blushi si deputet me eksperience i di mire te gjitha keto, por serish tentativa e tij eshte te marre votat majtas, nje elektorat i cili nen ndikimin dhe te propagandes qeveritare e sheh kete reforme si shpetimtare per vendin. Ndryshimi i sistemit Blush, sic parashikon drafti, do ishte i mire ne rast se do kishim te benim me nje balancim normal te votave ne kuvend, dhe me nje kryeminister normal. Por ne keto kushte qe propozohet ai nuk ben gje tjeter vetem se cimenton 500 milione euro koncensione ne shendetesi, garanton lindjen e disa Fehmi Abdijve te tjere per te vjedhur zgjedhjet ne te gjitha nivelet ( e mban mend besoj vitin 2001 si vidheshin mandatet ne tavolinen e gjykatave) cimenton pozitat e Rosheve dhe Frrokeve ne krye te pushteteve, pra thene troc rrit frymen e mosndeshkimit per te korruptuarit, dhe shton presionin e burgut te hallexhinjte duke e sjelle te gjithe sistemin ne kufijt e diktatures… Ja perse miratimi i saj duhet shtyre se paku nje vit, deri ne prag te zgjedhjeve te ardhshme ku dhe ne rast te nje fitoreje e maxhornaces aktuale, balancat ne parlament nuk do jene keto qe jane, gje qe mundeson nje selektim nga ky sistem i vendosjes ne krye te tij te njerzve qe mund te perodren lehtesisht nga pushteti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/