Deputeti i PD-së, Sali Berisha denoncoi sot si një krim të pashembullt tnë Shqipëri por edhe në historinë botërore falsifikimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit.
“Parlamenti i vrasesve, trafikanteve, hajnave, perdhunuesve, me se fundi fallsifikon kalendarin e tij!
Te dashur miq, ne nje akt banditesk te pashembullt ne historine 25 vjecare te parlamentit pluralist shqiptar por ndofta dhe ne historine parlamentare boterore, parlamenti i vrasesve, perdhunuesve, trafikanteve, kusarve te shtetit fallsifikoi dje me urdher te Edvin Kristaq Rames kalendarin e punimeve te tij.
Keshtu, “madam Lokomotiva” futi ne kalendar, me urdher te neo-bllokmenit Edi Rama, pa diskutuar ne byrone e parlamentit, ligjin per ndryshimet kushtetuese sikur gjoja kjo ishte miratuar me konsensus. Nderkohe qe ne materialin e shperndare byrose para mbledhjes nuk thuhej asnje fjale per per kete ligj.
Ky eshte nje krim i shemtuar qe tregon se çfare jane ne gjendje te bejne me parlamentin vrasesit, kusaret e shtetit, trafikantet dhe perdhunuesit dhe pengmarresit ne parlament. Ky eshte nje akt qe tregon fytyren e vertet te Edvin Kristaq Rames, i cil duhet te marre pergjigjen e merituar!”, shkruan Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/