I njohur si menaxher i VIP-ave, i arrestuar para një viti për vrasjen e babiat të tij, Jurgen Kurti flet për herë të parë për akuzat e ngritura nga Vjollca Arapi, bashkëshortja e pronarit të marketit në Durrës, se pikërisht ai është personi që e nisi konfliktin me të shoqin dhe është po aq fajtor, raporton BalkanËeb. Ajo ndër të tjera ngul këmbë se zotëron një video ku duken qartë lëvizjet që bën Jurgen Kurti brenda dhe jashtë marketit.
I kontaktuar nga stafi i emisionit “Me Zemër të Hapur” në Neës 24, Jurgen Kurti refuzon përballjen me zonjën Vjollca, por i kërkon ndjesë për gjithçka ka ndodhur, raporton BalkanËeb.
“Kërkoj ndjesë për mungesën ndjesën time përcilljani ju zonjës Vjollca. Hetimi po vazhdon, detyrën për ta zbardhur fatkeqësinë ia lëmë në dorë drejtësisë”,- thotë Kurti.
I menjëhershëm ka qënë reagimi në studio i Vjollcës, e cila e fton të shkojë të paraqitet në polici.
“Gimin ma ke vrarë ti Jurgen. Mos u shfajëso me kamera, me këto deklarata. Ti ma vrave, e tregojnë kamerat. Pse nuk more policinë Jurgen kur Gimi ishte në tokë? Pse nuk e more të thoshe po vdes një njeri këtu? Por more makinën e ike…”,- flet e revoltuar Vjollca.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/