Në pak ditë, Edi Rama ka shfaqur tre tipare të sundimit prej oligarku, tha sot në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.
“Nisi aferën e kullës dhe qendrës tregtare në mes të Tiranës, duke prishur në mënyrë të paligjshme ansamblin në fasadën e Qemal Stafës, pjesë e trashëgimisë kulturore.
Lë pas rrënojat mbi të cilat do të ngrihet një prej bizneseve më fitimprurëse në Tiranë, ku ai me klientin e tij bëhen pronarë të përjetshëm të 70 mijë metrave katrorë, dhe ikën për vete në Francë bashkë me ministra e deputetë për të ndjekur kombëtaren.
Ndërkohë si asnjëherë tjetër, shqiptarët nuk mund ta përcjellin kombëtaren e tyre nga ekrani i Televizionit Publik, ose siç njihet ndryshe nga mbarë qytetarët, OLSI TV, por duhet të paguajnë për të parë ndeshjet e skuadrës së zemrës.
Nuk gjen dot një republikë sahariane ku sunduesit të kryejnë në pak ditë akte të tilla korruptive dhe kundër qytetarëve të tyre.
Por është Edi Rama që i bën paturpësisht.
Asnjë transparencë për kontratën e stadiumit dhe si u zgjodh kompania fituese, shkel ligjin për trashëgiminë kulturore, u ndalon shqiptarëve të shohin kombëtaren në ekranin për të cilin paguajnë taksat, dhe sigurisht nuk tregon se ku i merr paratë për udhëtimin e qendrimin prej sheikësh në Francë, ai dhe hajdutët ministra që e rrethojnë.
Eshtë në dorën e qytetarëve ta ndalin këtë sundim të korruptuar e kriminal, këtë oligarki që rend pas luksit e qejfit, ndërkohë që populli është në krizë, në skamje, në varfërinë më të madhe të 26 viteve”, përfundon deklarata e Zhupës në PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/