Deri ku shkon inati në Pogradec!

Deri ku shkon inati në Pogradec!

65
0
Shares

Policia e Pogradecit arrestoi sot 3 punonjës të Gjelbërimit të Bashkisë ndërkohë që po krasitnin pemët në Bulevard. Ata mbahen ende në qeli edhe pse bashkia thotë se ishin punonjës të saj që merren me Pastrim Gjelbërimin e qytetit.

Arrestimi i tyre u bë në kuadrin e moratoriumit të Pyjeve!

Në vijim deklarata e bashkisë së Pogradecit:
“Bashkia e Pogradecit dënon ashpër ndalimin e 3 punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit nga Policia e Shtetit. Sot, në përmbushtje të detyrës së tyre, punonjësit Kristo Pura, Qani Nurka dhe Altin Rushiti janë shoqëruar pranë Komisariatit të Pogradecit. Vërejmë se punonjësit e Bashkisë ishin në krye të detyrës duke krasitur pemët përgjatë bulevardit kryesor i cili prej ditësh po sistemohet për të qënë gati në hapjen e sezonit turistik. Bashkia e Pogradecit i është drejtuar zyrtarisht Prefektit dhe Policisë për këtë tejkalim të kompetencave të Policisë së Shtetit dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të mos ndikohet politikisht nga ish zyrtarë lokalë të korruptuar që janë punësuar në polici apo zyrtarë të tjerë që kërkojnë të pengojnë për qëllime politike Bashkinë por ti shërbejnë ligjit dhe interesave të qytetarëve.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY