E veja e pronarit të vrarë të marketit shpërthen në lot: Po...

E veja e pronarit të vrarë të marketit shpërthen në lot: Po më nxisin djalin për hakmarrje…

46
0
Shares

Vjollca Arapi, e veja e 58-vjeçarit Agim Arapi që vdiq nga ataku në zemër pas sherrit me dy vëllezërit Ekonomi, dhe dhëndrit të tyre Jurgen Kurti përveç akuzave të artikuluaka në media tregon dhe problemet e tjera që ka shkaktuar tragjedia në shtëpinë e saj në Durrës.
Vjollca thotë se tashmë jo vetëm e ndjen më shumë se kurrë mungesën e dashurisë së bashkëshortit dhe nuk e pranon dot faktin që ai ka ikur përfundimisht nga kjo botë.
“Nuk më thoshte njëherë plaç me gojë, më ka ikur dashuria e jetës. Nuk dua ta pranoj. Fëmijët qofshin për vete, por mua më ka ikur dashuria”,- shpërthen ajo në lot.
Vjollca thotë se pas kësaj ngjarje kaq të rëndë për familjen është detyruar të largojë edhe djalin nga Shqipëria, nga frika se hakmarrjes.
“I imagjinoni ju, vetëm në rrjetet sociale kanë ardhur mbi 300 komente, ma shtynin djalit të merrte hak. Kjo i ka bërë shumë keq, ndaj e largova. Ka shkuar tek motra në Itali”, thotë ajo ndërsa tregon edhe tekstet e mesazheve që i vinin: “O biri i nënës haram gjaku, po si nuk dike dhe t’i të rrahësh dy njerëz ashtu si Jurgeni”, tregon Vjollca.
E nëse do ta kisha toleruar një gjë të tillë shton ajo me bindje: “Do kisha dy vaki në shtëpi, jo një”.
Ndërsa nuk e di me saktësi se çfarë rrjedhje do marrë jeta e saj pas kësaj historie tronditëse, Vjollca thotë se e vetmja gjë që i ka mbetur tani janë fëmijët.

Do iu bashkohesh fëmijëve?
Vjollca:
Patjetër ata më kanë ngelur, tani dita ditës po e kuptoj që ai nuk është më, më ka vdekur… BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY