Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETRA – PD: KQZ kujdes! Mos u shndërroni në mashë elektorale të kastës qeverisëse

19/04/2017
LETRA – PD: KQZ kujdes! Mos u shndërroni në mashë elektorale të kastës qeverisëse
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koalicioni opozitar i është drejtuar me një letër KQZ, pas kërkesës së PS-LSI për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve.
Opozita i kërkon KQZ që të mos pranojë kërkesën e PS – LSI, pasi sipas saj “mosrespektimi i afateve prekluzive ndikon drejtpërsëdrejti në thelbin e të drejtave dhe detyrimeve që ato garantojnë, dhe shkelja e këtyre afateve nuk mundet të ketë pasojë tjetër përveçse asaj të parashikuar nga ligji, pra humbjes së mundësisë së ushtrimit të vetë të drejtës.
Në letrën drejtuar KQZ, opozita thotë se “afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë qartësisht të lidhura me datën e zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht shtyrja eventuale e tyre është pazgjidhshmërisht e lidhur me shtyrjen e vetë datës së zgjedhjeve, kompetencë kjo e fundit jo e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por vetëm e ligjit zgjedhor, i cili mund të ndryshohet nga partitë politike përmes një  konsensusi  gjithëpërfshirës në Kuvend”.
Po ashtu koalicioni opozitar vlerëson se, “çfarëdolloj qëndrimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi kërkesën për shtyrje të afateve të përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor, dhe aq më tepër disponimi me vendimmarrje mbi këtë kërkesë, do të paragjykonte çdo lloj zgjidhje politike të krizës së thellë politiko-institucionale në vend, por veçanërisht do të përvijonte KQZ si një institucion thellësisht politik i cili i shërben si mashë elektorale kastës qeverisëse në vend”

Letra e plotë drejtuar KQZ-së


pd, letra kqzKoalicioni i bashkuar opozitar, është vënë ditën e sotme në dijeni të një kërkese të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, drejtuar institucionit tuaj, me anë të së cilës kërkohet mbajtja e një qëndrimi lidhur me mundësinë e shtyrjes së afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhje, si dhe të shtyrjes së regjistrimit të koalicioneve zgjedhorë.
Në lidhje me sa më sipër, vlerësojmë të domosdoshme të sjellim në vëmendje tuaj, se afatet  e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë afate prekluzive, çka do të thotë se të drejtat ose detyrimet të cilat duhen ushtruar dhe/ose përmbushur brenda këtyre afateve, nuk mund të ushtrohen tej përmbushjes së afatit të sipërcituar. Pra, me fjalë të tjera, mosrespektimi i afateve prekluzive ndikon drejtpërsëdrejti në thelbin e të drejtave dhe detyrimeve që ato garantojnë, dhe shkelja e këtyre afateve nuk mundet të ketë pasojë tjetër përveçse asaj të parashikuar nga ligji, pra humbjes së mundësisë së ushtrimit të vetë të drejtës. Edhe praktika e konsoliduar shumëvjeçare e vendimarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e konfirmon këtë qasje ligjore.
Nga ana tjetër, afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë qartësisht të lidhura me datën e zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht shtyrja eventuale e tyre është pazgjidhshmërisht e lidhur me shtyrjen e vetë datës së zgjedhjeve, kompetencë kjo e fundit jo e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por vetëm e ligjit zgjedhor, i cili mund të ndryshohet nga partitë politike përmes një  konsensusi  gjithëpërfshirës në Kuvend.
Ne vlerësojmë se çfarëdolloj qëndrimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi kërkesën për shtyrje të afateve të përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor, dhe aq më tepër disponimi me vendimmarrje mbi këtë kërkesë, do të paragjykonte çdo lloj zgjidhje politike të krizës së thellë politiko-institucionale në vend, por veçanërisht do të përvijonte KQZ si një institucion thellësisht politik i cili i shërben si mashë elektorale kastës qeverisëse në vend.
Për sa më sipër, ritheksojmë edhe njëherë qëndrimin e koalicionit opozitar mbi nevojën e respektimit rigoroz të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor, veçanërisht nga institucionet e ngarkuara me përgjegjësinë e organizimit  dhe menaxhimit të zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zhdukja misterioze e 35-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë, arrestohet një person

Zhdukja misterioze e 35-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë, arrestohet një person

09/06/2026
Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

09/06/2026
Skandali në Vlorë, reagon spitali: Nuk kishim telefonin!

Aksident tragjik në Vlorë, një person humb jetën, 5 të plagosur

09/06/2026
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

09/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zhdukja misterioze e 35-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë, arrestohet një person

Zhdukja misterioze e 35-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë, arrestohet një person

09/06/2026
Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

09/06/2026
Skandali në Vlorë, reagon spitali: Nuk kishim telefonin!

Aksident tragjik në Vlorë, një person humb jetën, 5 të plagosur

09/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.