VIDEO/ Gafa e Policisë, agjenti i vuri prangat të akuzuarit si manjak...

VIDEO/ Gafa e Policisë, agjenti i vuri prangat të akuzuarit si manjak në sytë e gruas, por…

103
0
Shares

Arjet Jança, nënoficeri i policisë që u bë protagonist në video teksa dhunoi dhe prangosi një burrë në mes të qytetit ka treguar se si është e vërteta.
Sipas tij, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku ai u filmua duke prangosur një 42-vjeçar, kishte të bënte me një çështje në hetim e sipër. Jança pretendon se e ka arrestuar 42-vjeçarin, pasi i lindën dyshime se ishte autori i një abuzimi seksual me të mitur, denoncuar ditët e fundit.
“Kamera është disinformuese”, thotë ai duke iu referuar videos së publikuar në rrjetet sociale.
“Detyra e çdo punonjësi policie është që në çdo moment të shoqërojë personat e dyshuar për vepra të ndryshme penale”.
Arjet Jança, me një përvojë të gjatë pune prej më shumë se 10 vjetësh, gjatë një bisede telefonike për “Panorama” tregon me detaje mbi atë që ka ndodhur.
“Pas marrjes së sinjalizimit se personi i dyshuar lëvizte me biçikletë në një nga rrugët e qytetit u nisa drejt tij dhe pasi e identifikova se ishte ai person, i cili më ishte përshkruar në sinjalizim, e ndalova dhe e shoqërova në polici. Më pas ndaj tij hetimet i nisi komisariati i Policisë”, shprehet Jança.
“Pasi është ndaluar, janë sekuestruar kamerat në qytet për të nisur hetimet nëse personi që unë shoqërova ishte i dyshuari, ku edhe rezultoi se personi nuk ishte ai dhe më pas u la i lirë”, shton ai.
Pamjet e marra nga kamerat në bazë të një kallëzimi të bërë në polici, ku bëhej fjalë për një ngacmim seksual të kryer në një rrugë të qytetit, rezultuan se autori i dyshuar nuk është 42-vjeçari Sh. Xh., dhe më pas ai është lënë i lirë.
Mbi faktin tjetër nëse ndalimi i të dyshuarit është bërë në sy të bashkëshortes, Jança përgjigjet…
“Në momentin që unë e kam identifikuar se ai ishte personi i dyshuar, ai ka qenë i vetëm, duke lëvizur me biçikletë dhe personat që ndodhen në kamera nuk janë as fëmijët e tij dhe as bashkëshortja, ai ka dy djem, një 22 dhe 24 vjeç. Gjithsesi, detyra ime edhe e çdo oficeri policie është që në çdo moment flagrance të ndërhyjë dhe të ndalojë çdo person të dyshuar, edhe pse civil, dhe më pas është komisariati i Policisë që identifikon dhe nis edhe hetimet për personat e ndaluar”.
Jança thotë se nuk do të kishte kryer kurrë një akt të dhunshëm ndaj një qytetari në rast se nuk kishte dyshime, por edhe në rastin në fjalë ai hedh poshtë akuzat se qytetari me iniciale Sh. Xh., i ka prerë rrugën me biçikletë dhe se ndalimi i tij është personal.
“Nuk kam asgjë personale me qytetarin që ndalova, nuk është e vërtetë se ai më preu rrugën me biçikletë, unë po e ndiqja për të vetmen arsye për ta ndaluar, pasi personi që unë kisha sinjale se lëvizte me biçikletë akuzohej për një vepër penale”, përfundon Jança.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY