Anglia mund të përballet me një përjashtim të mundshëm nga Euro 2016, nëse skenat e dhunës që filluan para dhe pas ndeshjes me Rusinë vazhdojnë, ka paralajmëruar UEFA. Sipas raporteve, Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s ka paralajmëruar Anglinë dhe Rusinë se nuk do të hezitojnë t’i vendosin sanksionetë mëtutjeshme nëse dhuna ndodh përsëri.
Pasi filloi një hetim për dhunën që u pa mbrëmë në stadium, UEFA ka konfirmuar se nëse përsëritenskenatëngjashme gjatë kampionatit, Anglia dhe Rusia mund të përjashtohen nga gara. “UEFA shpreh neverinë e saj të plotë për përleshjet e dhunshme që ndodhën në qendër të qytetit të Marseille, dhe shqetësimin e saj serioz për incidentet në fund të ndeshjes brenda Stade Velodrome. Kjo lloj sjelljeje është krejtësisht e papranueshme dhe nuk ka vend në futboll”, thuhet në qëndrimin e UEFA-s.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/