Shkon në 50 numri i viktima nga sulmi me armë zjarri në një lokal nate homoseksualësh në Orlando të shtetit të Floridas. Të dhënat janë bërë me dije nga policia, sakaq 53 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Policia thotë se ka identifikuar ekstremistin islamik që kreu masakrën, të cilin forcat e policisë e ekzekutuan rreth 3 orë pas ngjarjes. Ai është, Omar Mateen, një qytetar amerikan nga Port St Lucie në Florida. Polcia ka sekuestruar armët e sulmuesit, një pistoletë dhe një pushkë. Matten, i cili ka lindur nga prindër afganë, mbante një pajisje të dyshimtë, që dyshohet si jelek vetëvrasës, kur hapi zjarr në klubin e homoseksualëve në orët e para të mëngjesit të sotëm.
FBI-ja po heton ngjarjen. I pyetur nëse incidenti kishte lidhje me terrorizmin islamik, një agjent i posaçëm i FBI-së tha se agjencia kishte “të dhëna se individi mund të ketë qenë i prirur ndaj një ideologjie të tillë”. Policia tha se sulmuesi, i cili u qëllua për vdekje nga oficerët, besohet të jetë rreth 29 vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/