Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në këto çaste është në një konferencë për shtyp së bashku me Elseid Hysajn. Kosovari e ka vlerësuar ndeshjen ndaj Francës si shumë të rëndësishme.
“Ndeshja do të jetë shumë e vështirë dhe e nxehtë në një stadium si ai i Marsejës. Duhet të marrim një rezultat pozitiv për të shpresuar kalimin e grupit, pasi që nëse humbim, do të mbyllet pothuajse gjithçka”, deklaroi Mavraj, përcjellë.
“Mungesa e Canës? Shumë keq, pasi që ai është një kapiten me personalitet të lartë dhe me përvojë të madhe. Do të na mungojë shumë, por besoj që kushdo që të luajë në vend të tij, do të jap maksimumin”, theksoi Mavraj
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/