KLD depoziton në Prokurori kallzimin penal për Saimir Tahirin

KLD depoziton në Prokurori kallzimin penal për Saimir Tahirin

70
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dorzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallzim penal për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. KLD kërkon që Saimir Tahiri të ndiqet penalisht për kanosje, fyerje, intimidim dhe denigrim ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj dhe gjyqësorit.

Ministri i Brendshëm, prej ditësh vazhdon sulmin e drejtësisë dhe KLD-së. Ministri tha se KLD është një korporatë miliardash dhe se nuk e ndalojnë dot për të bërë denoncime të tjera.
Tahiri tha se 9 anëtarët e KLD-së janë 9 anëtarë të Këshillit të Lartë të Padrejtësisë, pasurisë e që sipas tij përbëjnë korporatën e së keqes. Pasura e tyre sipas Tahirit, i kalon 5 miliardë lekë.
Ministri Tahiri nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe akuzave të tij edhe Presidentin Bujar Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY