Rroshi në drejtorinë e Policisë së Tiranës, avokati I tij ish-Prokurori I...

Rroshi në drejtorinë e Policisë së Tiranës, avokati I tij ish-Prokurori I Përgjithshëm, Sollaku

158
0
Shares

Kryetari I Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është sistemuar në qelitë e drejtorisë së Policisë në Tiranë ku edhe po merret në pyetje në praninë e avokatit të tij, tij ish-Prokurori I Përgjithshëm, Thedhori Sollaku.

Avokati mbrojtës ka deklaruar për mediat se masa e sigurimit “arrest me burg” “është e pajustifikuar.

“Ka një masë sigurimi “arrest me burg” me vendim të Gjykatës së Tiranës. Është një çështje që natyrisht nuk i shmanget dot situatës së ndezur politike. Ligji, është miratuar në një kontekst shumë të ashpër të luftës politike, dhe me sa duket edhe implementimi i tij nuk mund t’i shmanget nuancave politike.

Unë mendoj se ndonëse regjistrimi i procedimit ka bazë ligjore për shkak të kaluarës së Rroshit, duke qenë minoren në vitet ’92-’95, por kurrsesi masa e sigurimit “arrest me burg” është e pajustifikuar, sepse episodet për të cilat ai akuzohet nuk janë sqaruar nga prokuroria”, ishte reagimi i Sollakut.

Policia:

Policia nga ana e saj ka bërë një njfotim për arrestimin e Rroshit.

“Nga ana e specialistëve të Komisariatit të Policisë Kavajë,u zbatua urdhëri i Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, datë më 13.06.2016 e cila ka vendosur masen e sigurise personale “Arrest me burg” për shtetasin,

Elvis Rroshi, 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga Neni 190/1 i Kodit Penal.

Prokuroria kishte nisur ndaj kryebashkiakut të Kavajës hetimet kryesisht që më 1 Qershor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY