REFORMA NE DREJTESI/ Para mbledhjes së Komisionit, PD dhe LSI mbledhin...

REFORMA NE DREJTESI/ Para mbledhjes së Komisionit, PD dhe LSI mbledhin grupet parlamentare

49
0
Shares

Komisioni i Posaçëm i Reformë në Drejtësi do të mblidhet sot në orën 12:00, ç’ka ka bërë që grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së të parapërgatiten për këtë takim duke u mbledhur në orët e para të mëngjesit.

Partia Demokratike ka thirrur në orën 09:30 mbledhjen e grupit për të diskutuar mbi draftin përfundimtar të mazhorancës të bërë publik një ditë më parë si dhe për të dalë në një qëndrim lidhur me të.

Sakaq, në orën 10:00 Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë Kryesinë. Fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë reforma në drejtësi, pa lënë mënjanë dhe atë zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY