Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

52
0
Shares

Një person i dyshuar për lidhje me të ashtuquajturin Shteti Islamik vrau me thikë një shef policie në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit në Paris, para se ai vetë të vritej nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë brenda shtëpisë. Agresori ka qëlluar me thikë 9 herë 42-vjeçarin Jean-Baptiste Salvaing duke ia marrë jetën, informon top channel. Ngjarja makabre ndodhi në Magnanville, rreth 50 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit francez, ndërsa viktimë e këtij sulmi ishte edhe bashkëshortja e shefit të policisë.

Agresori mori peng gruan dhe djalin 3-vjeçar të shefit të policisë duke qëndruar për 3 orë brenda në shtëpi. Policia arriti të shpëtojë djalin, por jo edhe gruan. Dëshmitarët thanë se agresori kishte bërtitur “Allahu akbar” (Zoti është i madh) para se të vriste shefin e policisë, i cili në atë moment nuk ishte në detyrë dhe për rrjedhojë nuk kishte veshur uniformën.

Agjencia e lajmeve e njërit prej grupeve të lidhura me Shtetin Islamik, Amaq, njoftoi se ishin pikërisht ata përgjegjës për këtë sulm. Presidenti francez, Francois Hollande, pritet të mbajë një takim të jashtëzakonshëm në pallatin Elysse për të diskutuar për këtë ngjarje, në një kohë kur në vendin e tij po zhvillohet një kompeticion i rëndësishëm si Europiani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY