Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë edhe këtë herë të qartë se opozita nuk lëviz nga rekomandimi 88 i Komisionit të Qeverisë për “vendet e rezervuara”.
Basha gjatë një komunikimi për mediat paa mbarrimit të mbledhjes së grupit ka thënë se PD mbështet në parim paketën e ndryshimeve kushtetuese, por me kushtin që të adoptohet rekomandimi 88 i opinionit final të Komisionit të Venecias.
“PD ka 1 dhe vetëm 1 kërkesë, që në fakt është zotimi im dhe i Edi Rames, zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Nuk kemi asnjë kërkesë dhe asnjë kusht tonin. Nëse pala tjetër bie dakord, jemi gati të miratojmë në parim që sot draftin. Nëse pala tjetër nuk bie dakord, tungjatjeta, mirëupafshim”, është shprehur Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/