Fatmir Xhafaj: Tri arsye pse u votua gjithë projekti pa opozitën

Fatmir Xhafaj: Tri arsye pse u votua gjithë projekti pa opozitën

43
0
Shares

Projekti është miratuar në të gjitha nenet nga komisioni i Reformës në Drejtësi, konfirmoi kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafaj. Ai shpjegoi se miratimi nuk do të pengojë konsensusin e mëtejshëm për cështjet që nuk kanë rënë në dakord dhe se kjo lë hapur mundësinë për negociata dhe ndryshime në draft.

“Arsyeja e parë, ne e miratuam se duhet të përmbyshim detyrën tonë caktuar nga vendimi i Parlamentit nga nëntori i viti 2014 , arsyeja e dytë është se nëse nuk miratojmë këtë projekt në 99 për qind të dakordësuar ne nuk mund të vijojmë më projekligje që ndjekin reformën. Janë mbi 40 ligje, 7 prej të cilave janë prioritare.

Sepse duhet të kapim afatet proceduriale për të miratuar projektin me 7 ligjet përkatëse brenda sesionit parlamentar.

Nëse nuk miratohej do të shtyhej miratimi i këtij projekti dhe kjo paraqet rrezikun për mosmiratimin e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sot quhet e përfunduar puna e komisionit të Posacëm Parlamentar”, tha Fatmir Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY