Dy gardiane burgu janë pas hekurave për akuzën e abuzimit me një të burgosur.JillCurry, 39 vjeç,BrettRobinson, 33 vjeçe, akuzohen se kanë kryer marrëdhënie me një të burgosur në burgun e Uashingtonit.
Ka qenë 25-vjeçari Jang-Li Delgado-Galban, e cili ka denoncuar këtë fakt, duke e quajtur abuzim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014 dhe tani dy gratë janë të burgosura, në pritje të vendimit të gjykatës.
Gjatë procesit, i dënuari ka kërkuar një dëmshpërblim prej 650 mijë dollarësh dhe ka pretenduar se dy gardianet e kanë përdhunuar disa herë në qelinë e tij, duke përfituar nga autoriteti që u jepte pozicioni i punës.
Ndërsa avokatët e dy të akuzuarave thonë se e kundërta është e vërtetë. Sipas tyre, i dënuari për armëmbajtje pa leje dhe agresion, i ka bindur dy gratë të përfshihen në marrëdhënie seksuale me të.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/