Policia vëzhgon prokurorët e gjyqtarët që hetojnë skandalin e përgjimeve

Policia vëzhgon prokurorët e gjyqtarët që hetojnë skandalin e përgjimeve

49
0
Shares

Ajo cfarë po ndodh pas skandalit të përgjimeve mes policisë dhe prokurorisë ka ngritur dyshime lidhur me natyrën e qeverisë shqiptare.

Policia mban në vëzhgim prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë çështjen e përgjimeve të dyshuar me pajisjen e përgjimit “IMSI Catcher”, shkruan sot gazeta më e madhe në vend, Panorama .

Gazeta u referohet burimeve jozyrtare që theksojnë se prej më se një jave, në afërsi të Prokurorisë se Tiranës dhe gjykatës së kryeqytetit janë “instaluar” shërbime të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për grupe punonjësish të strukturave të policisë që lëvizin edhe me automjete, por që vëzhgojnë edhe në këmbë.

Ata kanë një javë që janë vendosur pranë institucioneve të prokurorisë dhe gjykatës dhe “mbajnë shënim” çdo lëvizje që bëjnë prokurorët që po hetojnë çështjen e përgjimeve. Po kështu mësohet se “në vëzhgim” janë edhe një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh të tjerë, shkruan gazeta.

Nuk dihet arsyeja e kësaj mase nga ana e Policisë së Shtetit, por ajo që bie në sy është se prania e vëzhguesve nga strukturat e rendit e ka tensionuar situatën dhe marrëdhënien mes institucioneve që duhet të bashkëpunojnë në luftë ndaj krimit.

Më konkretisht, mësohet se një automjet i bardhë me targa private, prej më se një jave, që pas pezullimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, parkohet para Prokurorisë së Tiranës. Çdo mëngjes, prej një jave, makina e bardhë vendoset aty dhe prej saj zbresin 2 efektivat e policisë.

Duke qenë se qëndrojnë gjatë me shërbim deri në mbyllje të orarit zyrtar të punës apo pas këtij orari, efektivat e vëzhgimit janë parë edhe në rrugë dhe në lokalet pranë Prokurorisë së Tiranës. Ajo që bie në sy është se ky është një vëzhgim i hapur që kryhet edhe në ambientet pranë Gjykatës së Tiranës, ku efektivat e ngarkuar nuk përpiqen aspak ta mbajnë të fshehtë praninë e tyre.

Zyrtarisht nga policia nuk pranohet që të ketë një vendim apo urdhër për vëzhgimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por nga ana tjetër, disa efektiva të rendit thonë se javët e fundit kanë pasur disa mbledhje dhe analiza, ku u është kërkuar që të mbajnë në vëzhgim një listë gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë në duar çështjet, të cilat kanë të bëjnë me pajisjen e përgjimit dhe disa ngjarje të tjera, shkruna gazeta Panorama.

Ngritja e akuzave ndaj zyrtarëve të qeverisë ka sjellë reagim të njeanshëm të policisë së Shtetit e cila ka ndërruar rol duke u vënë në shërbim të interesave që lidhen me fare pak njerëz. Kjo është një cështje tjetër që prokuroria duhet ta hetojë me urgjencë përndryshe tolerimi i saj mund të cojë në ngjarje të rënda për demokracinë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY