Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zhduken paratë e landfildit, 5 zyrtarë në pranga

15/06/2016
Zhduken paratë e landfildit, 5 zyrtarë në pranga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne foto, ketu duhej te ishte landfildi

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 zyrtarë të Njësisë Administrative Gjegjan, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash” dhe “Korrupsion pasiv”, për një dëm ndaj shtetit në shumën rreth 35 milionë lekë të reja. Gjithashtu, për 5 zyrtarë të tjerë, është vendosur masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”.

Zyrtarët e ish-komunës Gjegjan, aktualisht Njësi Administrative, përfshirë edhe titullaren e njësisë, kanë kryer veprime fiktive në të paktën dy procedura prokurimi, duke përvetësuar thuajse tërësisht shumë e parave të caktuara për ndërtimin e një landfilli mbeturinash në zonë, si edhe të pyllëzimit të një sipërfaqe 50 hektarë me pemë Shegë.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur kryesisht hetimin, në bazë të të cilit ka rezultuar për dy episodet, si më poshtë:

Nga ish-komuna Gjegjan është prokuruar fondi 1.250.000 lekë për ndërtimin e landifillit të mbeturinave në këtë zonë, në vitin 2014. Ky punim duhej të mbyllej brenda vitit. Aktualisht, nga veprimet hetimore të Prokurorisë, rezulton se landifilli jo vetëm që nuk është ndërtuar, por e gjithë zona është e rrethuar dhe përdoret nga një subjekt privat. Ndërkohë, në dokumentat e ish-komunës Gjegjan dhe aktualisht Njësia Administrative Gjegjan, rezulton që landfilli është përfunduar dhe vënë në punë. Për këtë prokurim fiktiv është bërë edhe pagesa, pavarësisht se puna nuk është kryer.

Po në vitin 2014, ish-komuna Gjegjan ka realizuar prokurimin publik për pyllëzimin të 50 hektarë tokë bujqësore me pemën Shegë, me vlerë 32.5 milionë lekë të reja. Sipas parashikimit, pemët këtë vit duhej të nisnin të jepnin prodhimet e para. Ndërkohë, nga kqyrja në terren, rezulton se në hapësirën bujqësore të prokuruar, nuk rezulton thuajse asnjë pemë shegë. Po për këtë prokurim, shuma e parashikuar rezulton e paguar e gjitha.

Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit u kryer hetimet përkatëse, në vijim të të cilave, kërkoi caktimin e masave të sigurisë, si më poshtë:

Masë sigurimi “
Arrest në burg” për shtetasit:

1.
Lumturi Hoxha, Administratore e Njësisë Gjegjan (ish-kryetare e Komunës Gjegjan), shpallur në kërkim

2.
Ylli Ago, punonjës i Njësisë Administrative Gjegjan, arrestuar

3.
Bardhyr Sharra, punonjës i Njësisë Administrative Gjegjan, shpallur në kërkim

4.
Fatmir Lamçja, punonjës i Njësisë Administrative Gjegjan, arrestuar

5.
Rexhep Hoxha, punonjës i Njësisë Administrative Gjegjan, arrestuar

Masë sigurimi “
Detyrim për paraqitje” për shtetasit:

6.
Sofije Topuzi

7.
Bashkim Sali

8.
Ardian Lloshi

9.
Tefik Venari

10.
Agim Ago

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.