Shqiptarja e mbytur në Itali, policia dyshon se është vrarë

Shqiptarja e mbytur në Itali, policia dyshon se është vrarë

81
0
Shares

Disa detaje të reja kanë cuar në hapjen e hetimit për vrasje ndaj gruas shqiptare që u gjet e mbytur në lumin Po në Itali pak javë më parë.

Bëhet fjalë për vdekjen misterioze të një grua 40 vjecare e cila trupi i së cilës u nxor nga policia nga ujërat ndërsa makina e saj u gjet afër lumit.

Por teksa ngjarja u klasifikua si vetëvrasje detaje të tjera kanë dalë në dritë pas identifikimit, shkruan gazeta italiane “Il Giorno”.

Ajo është Ladina Kruja, 40 vjeçe nënë e dy fëmijëve. Hetimet tregojnë se ajo sapo kishte blerë një shtëpi në këtë zonë dhe kjo ngre dyshime se ajo mund të jetë vrarë.

Ditën e nesërme pritet që të bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Dëshmitarët thonë për Policinë se Kruja ishte shumë entuziaste për shtëpinë që kishte blerë dhe kjo ngre dyshime për pistën e vrasjes.

Policia thotë se ka qenë motra e saj që ka bërë denoncimin për zhdukjen, por jo atë ditë që ajo është zhdukur, por dy ditë më pas.

Është zbuluar se gruaja është zhdukur që më 29 maj, por denoncimi ka ardhur më 31 maj nga e motra dhe trupi është zbuluar më 7 qershor nga Policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY