Ish-kryeministri ka reaguar sot në një konferencë për shtyp edhe për kujtimet e Servet Pëllumbit të publikuara së fundi duke sqaruar momentin e takimit të shumëpërfolur të Triestes.
“Kur njeriu nuk di të mbajë pozicionin e vet, Servet Pëllumbi ka një histori të dhimbshme, ai nuk do që të rrijë i qetë në shpirin e tij, është sovjetik këmbë e krye, përbalt gjëra në mënyrë shumë të padenjë. Eshtë e vërtetë që me Nanon kemi ngrënë një darkë në Trieste, por të paktën aty kanë qenë edhe 4 vetë të tjerë, Meksi, dikush tjetër socialist dhe i ndjeri Mentor Çoku. Nuk është bërë asnjë bisedë për ndarje pushteti për faktin e vetëm se, unë absolutisht kurrë pazare paraprake nuk kam bërë. Ka qenë parim i hekurt i imi, kemi ngrënë një darkë. Me Nanon isha njohur më parë, kishim qenë në një tryezë në nëntor të ‘90, me ftesë të Spiro Dedes si kryeredaktor i ‘Zërit të Popullit’, takimi i parë me Nanon, ai kishte një CV shumë interesante për mbrapshtina në shkollë”, tha Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/