Galdini me juristë amerikanë: Garantoj se opozita është ne krah te SHBA...

Galdini me juristë amerikanë: Garantoj se opozita është ne krah te SHBA per Reformen ne Drejtesi

54
0
Shares

Kryetari i LDE, Arian Galdini ka garantuar sot si kryetar i kësaj partie por edhe si aleati më i ri i PD së se opozita është në krah të SHBA për reformën në drejtësi.

“Reforma ne Drejtesi nuk eshte nje fjale kyc e as nje kod kalimi nga gjendja e pashpresesise ne gjendjen e mrekullive. – u ka thene Arian Galdini ne nje komunikim telefonik konstitucionalistit amerikan Roger Sherrard dhe Gjykatesit Federal ne SHBA Paul Magnuson. Te dy personalitetet e larta, Roger Sherrard dhe Paul Magnuson se bashku me nje ekip konsitucionalistesh, ekspertesh dhe gjykatesish te tjere amerikane, jane nder njerezit me te nderlidhur dhe me te perfshire drejtperdrejte me cdo Reforme a proces qe ka ndodhur me Gjyqesorin dhe Drejtesine ne Shqiperi, ne keto 25 vite. Madje ata edhe jane dekoruar e nderuar disa here me medalje nga Presidenca dhe institucionet me te larta te Shtetit shqiptar, ne shenje mirenjohjeje dhe vleresimi.

Galdini u ka shprehur dy miqve amerikane mbeshtetjen me te sinqerte dhe me te padyshimte te LDE por edhe te Opozites shqiptare per SHBA dhe cdo prioritet qe SHBA ka per te miren e Shqiperise.

“Jemi ne krah te SHBA – u tha Galdini, bashkebiseduesve amerikane. – LDE dhe Opozita shqiptare jane thelbesisht ne te njejten frekuence dhe qellimshmeri me SHBA. Kjo nuk mund te vihet ne pikepyetje per asnje cast e per asnje arsye. Reforma ne Drejtesi ka qene nje prove dhe sprove e re e besnikerise se Opozites shqiptare ndaj SHBA. Opozita nuk ka asnje kundershti me Reformen ne Drejtesi si domosdoshmeri, parim e permbajtje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY