REFORMA NE PRAG TE RENIES/Edi Rama deklaron: Nuk kthej mendje për “88...

REFORMA NE PRAG TE RENIES/Edi Rama deklaron: Nuk kthej mendje për “88 e vetingut”

54
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas një takimi me ambasadorin amerikan Donald Lu se nuk do të lëshojë pe porsa i përket vetingut. Ai tha se opozita nuk ka pranuar që institucionet sipas tij të mos kapen nga politika. Rama tha se drejtësia është aktualisht e kapur nga politika duke ofruar si shembull zgjedhjen e gjykatësve të Kushtetueses apo gjykatës së Lartë. Për Ramën sistemi i drejtësisë është një pazar i madh. Ende nuk ka zgjidhje për masakrën e Gërdecit, ato ligjëruan pronarë të paligjshëm tokash, tha Rama.

“Ne po pranojmë 2/3 për shkak se e kemi kërkuar edhe vetë. Sistemi i drejtësisë që kemi është i kalbur dhe gjykatësit janë të korruptuar.

I kërkova kryetarit të opozitës që të mos kalojë fare në Parlament përzgjedhja e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Janë mbi 100 gjykatës që kanë dhënë vendime të tmerrshme. Si mund të pranojmë ne që qoftë edhe një grup i vogël gjykatësish që kanë liruar kriminelë ta kalojnë testin sepse partia x apo y ka një opinion pozitiv për ta. Do nxjerrim KQZ e viti 2011!

Ne kërkojmë që vëllazëria mes politikës dhe gjyqësorit të prishet. Pozicioni im ëhstë ai i SHBA , i BE, i partnerëve tanë. Reforma do i shërbejë drejtëpërdrejtë vec shqiptarëve dhe afrimit me BE.

Janë bërë shumë reforma por kanë qenë tradhti. Ne nuk mund të bëjmë reforme dhe tia hedhim BE.

Pse e përsërisin kaq shumë 88? Cfarë rëndësie ka si e lexon Lulzimi apo unë këtë nen. S’ka rëndësi. Ne nuk marrim vulën e BE duke i cuar në tavolinë Brukselit nenin 88 në shqupist apo socialishst. Ata e lexojnë vetë në anglisht.

Nuk ka debat mes PD dhe PS por një qëndrimi strategjik dhe një tjetri puro partiak. Qëndrimi strategjik është ai i yni. Drafti pa vetingun e pavarur ndërton një shtëpi të re ku futen hajdutët e vjetër. Nuk e pranojmë dhe jo ne, por janë partnerët tanë që nuk u hedhim dot hi syve. Ne kemi hequr duart nga sistemi, i themi opozitës hiq edhe ti duart nga sistemi. Vetingu është zemra e sistemit dhe nuk do ta kurdisim ne, PS apo koalicioni duke bërë kështu një hap kolosal përpara të ndarjes së llogarive të partive me llogaritë e gjyqtarëve në gjykatë”, deklaroi Rama.

Edi Rama ka pasur nje takim tjeter sot ne mengjes me Ilir Meten i cili ka deklaruar se nuk voton nje darft te reformes nese nuk arrihet konsensusi mes opoziten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY