Politika e stërvjetër e provokimit dhe deligjitimimit të opozitës e cila ka për detyrë kontrollin e qeverisjes, në rastin konkret ruajtjen e drejtësisë nga duart e qeverisë nga duart që duken dhe nga ato që nuk duken, i ka konsideruar kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaratat më të fundit të Kryeministrit Rama për reformën në drejtësi .
“Pyetja është a e ka ftuar Prengën të vijë të votojë për reformën e drejtësisë, po Arben Ndokën që ia hoqi DASH duke ia përmendur me emër, po Mark Frrokun, po Kokëdhimën e ka ftuar për projektine tij të drejtësisë. Po Artur Bushin, Rroshin etj.
Ky kërkon të bëjë reformë në drejtësi me plan për kapjen e saj. E kërkon ta kapë se ka bërë korrupsion. Nuk bën dot asnjë orë gjumë Rama, Tahiri, Beqja, Damiani dhe shumë zyrtarë të tjerë. E duan me cdo kusht drejtësine e kapur. Nuk do ua japim. Nuk do u japim votën. Një drejtësi të pakapur e duam si dje, sot, gjithmonë. Vendi ynë nuk ka nevojë për vija të kuqe apo politikanë që thithin bar. Vendi ka nevojë për shpresë.
Kemi fituar 37 beteja në reformën në drejtësi. Kemi edhe 11 cështje të tjera për të cilat hoqëm dorë për të fituar negociatat. Jam i kënaqur si politikan por jo si jurist. Do të kontrollojë vetingun”, tha Basha.
Lexojë shqip dhe jo anglisht për shqiptarët nenin 88 të Venecias, tha Basha duke theksuar edhe njëherë atë cfarë kërkohet në nen.
“Të ftoj të qetësohesh, të reflektosh, hiq pengesën e vetme, prano plotësisht dhe jo pjesërisht rekomandimin 88 të Venecias”, këshilloi Basha vetëm pak minuta pas konferencës së Kryeministrit Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/