Edi Rama tregon pse kërkoi shtyrjen e regjistrimit të koalicionit

Edi Rama tregon pse kërkoi shtyrjen e regjistrimit të koalicionit

66
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka argumentuar sonte shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit të majtë me nevojën sipas tij për ti dhënë më shumë mundësi PD dhe opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje. Megjithatë tha Rama , 18 qershori që është dita e caktuar e zgjedhjeve nuk do të shtyhet.

Ndërsa në lidhje em Presidentin ai nuk tha nëse mazhoranca ka ndërmend ta lëjë në dorë të opozitës por deklaroi se do të ishte mirë të kishim një President të pranuar nga të gjithë.

Sipas tij mazhoranca kërkon ti japë vendit një President dinjitoz duke kërkuar konsensus për zgjedhjen e tij.

Rama foli me gazetarët duke dalë nga Kuvendi. Sot në mbledhjen e komisionit të ligjeve nuk ka pasur asnjë emër për kandidat për President. Ndërsa në lidhje me shtyrjen e regjistrimit, pak minuta para se deklaratës së Ramës, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se kjo përbënte një shkelje të rëndë të kodit zgjedhor.

KQZ pritet që gjatë ditës së enjte të mblidhet për të marrë një vendim në lidhje me kërkesën që ka marrë sot nga PS dhe LSI ndërkohë që PD ka kërkuar prej këtij institucioni të mos kthehet në mashë të qeverisë por të zbatojë ligjin. Sipas kodit zgjedhor sonte në 12 të natës është edhe afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY