Shkodër, dy persona të maskuar grabisin biznesmenin, Policia fsheh ngjarjen

Shkodër, dy persona të maskuar grabisin biznesmenin, Policia fsheh ngjarjen

75
0
Shares

Një biznesmen në qytetin e Shkodrës ka rënë pre e një grabitje nga dy persona me maska.
Grabitja ka ndodhur katër ditë më parë, kur në shtëpinë e B.B., ndodhej vetëm nëna e tij e moshuar.
Ajo u ka hapur derën dy grabitësve duke menduar se është ndonjë i afërm, kurse këta të fundit e kanë lidhur të moshuarën dhe më pas kanë nisur kontrollin në banesë.
Sipas denoncimit të bërë në polici, grabitësit kanë arritur të marrin rreth 3 milionë lekë.
Grabitja e ndodhur është konfirmuar për “Panorama” nga zyra e shtypit në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës edhe pse nuk ka komunikatë për këtë ngjarje.
Ndërkohë, dy personat nuk janë identifikuar ende dhe ngjarja e ndodhur ka mbetur pa autor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY