Meta cakton raundin e dytë për Presidentin nesër në mesditë

Meta cakton raundin e dytë për Presidentin nesër në mesditë

69
0
Shares

Nesër është vendosur të mbahet seanca e dytë plenare për zgjedhjet e Presidentit pasi dështoi sot raundi i parë për shkak se nuk u paraqit asnjë kandidat.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se seanca do të mblidhet të enjten në orën 15.00 ndërkohë që paralajmëroi se as nesër nuk do të ketë një garë dhe mbajtja e raundit do të jetë një proces formal.

Kushtetuta e ka saktësuar zgjedhjen e Presidentit mjaft qartë teksa parashikon 5 raunde. “Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni”, thuhet ne nenin 87 të Kushtetutës.

Kreu i LSI-së tha se mazhoranca nuk po paraqet kandidat edhe pse i ka votat në Parlament për zgjedhjen e tij në përpjekje për të përfshirë në proces edhe opozitën. Jemi në kërkim të një presidenti konsensual, tha kreu i Kuvendit dhe ndërkohë dhe bashkëkryetar i mazhorancës qeverisëse.

Kreu i LSI tha se javën tjetër shpreson të nsië dialogu. Një ndër zyrtarët më të lartë të PPE, David Mc Allister do të jetë ndërmjetësi në bisedime mes qeverisë dhe opozitës. Ai do të vijë në Shqipëri më 24 prill. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY