VRASJA NE TROPOJE/ Zbulohet ngjarja nga dëshmitarët: Sherri u bë për ndeshjen

VRASJA NE TROPOJE/ Zbulohet ngjarja nga dëshmitarët: Sherri u bë për ndeshjen

91
0
Shares

Sherri për ndeshjen u bë shkak i ngjarjes kriminale në Tropojë që la një të vdekur e një të plagosur. Në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë marrë në pyetje të rinjtë që kanë qenë klientë në lokal, duke parë ndeshjen. Ata kanë dhënë deklaratat e tyre për grupin e hetimit dhe nga të dhënat e deritanishme rezulton se sherri ka nisur për ndeshjen e futbollit.

“Kemi qenë duke ndjekur ndeshjen dhe pamë që ata nisën të grindeshin. Grindja kishte të bënte me lojën, por nuk dimë për çfarë konkretisht, pasi të rinjtë e fshatit ndërhynë dhe i ndanë ata. U duk se gjithçka u qetësua. Por në fund të ndeshjes, ne dëgjuam krisma”, janë shprehur në Polici dëshmitarët. Sipas tyre, vëllezërit kanë shkuar në shtëpi pak para se të përfundonte ndeshja dhe i kanë pritur dy të rinjtë jashtë lokalit. Sapo ata kanë dalë për të shkuar në shtëpi, është qëlluar drejt tyre me armë automatike duke lënë të vdekur në vend 26­ vjeçarin, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur rëndë, shkruan Panorama.

Policia gjen dhe arreston dy vëllezërit autorë Policia e Tropojës ka kapur autorët e dyshuar të vrasjes në Tropojë ku humbi jetën Ardit Mrishaj 25 vjeç dhe u plagos Florian Qehaja.

Ata janë Henerik Niklekaj 22 vjeç, i dënuar më parë për vepra penale dhe Fitim Niklekaj 24 vjeç, i dënuar gjithashtu. Më herët është shoqëruar vëllai tjetër i tyre Kastriot Niklekaj 28 vjeç, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje e cila degjeneroi në përdorimin e armës dhe la një të vdekur e një të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnate në Tropojë, në fshatin Cërricë ku dy të rinjte u zunë me njëri­tjetrin. Burime zyrtare të policisë, bëjnë të ditur se 3 të rinjtë ishin duke parë ndeshjen Portugali – Islandë, kur dy shokët Ardit Mrishaj, 25­vjec dhe Florian Qehaja, 24­vjec janë grindur me te riun Fitim Doda, 22­ vjeç që ndodhej në një tavolinë pranë tyre. Menjëherë pas grindjes, 22­vjecari Doda i nervozuar ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën, ndërsa ka pritur jashtë lokalit. Dy të rinjtë sapo kanë dalë nga lokali janë qëlluar. Për pasojë mbeti i vdekur në vend shtetasi Ardit Mrishaj, ndërsa i plagosur Florian Qehaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY