Polcia italiane ka arrestuar shqiptarin Elton Rrapo 34 vjeç e italianin Nicola Sotana 42 vjeç me akuzën e trafikut të drogës. Në zotërim të tyre janë sekuestruar 20 kg marijuanë e gjysëm kg heroinë, të fshehura në frigorifer si dhe 3 armë. Prej kohësh policia italiane e provincës së Venecias mbante nën mbikqyrje 34 vjeçarin shqiptar, si i dyshuar për aktivitet të paligjshëm.
Ka qenë një aksident rrugor në të cilin është përfshirë së fundmi Elton Rrapi, qëka ndihmuar policinë italiane të zbulojë bashkëpunëtorin e shqiptarit. Ai është italiani 42-vjeçar, Nicola Sotana, i panjohur më parë nga forcat e rendit dhe me profesionin agrar. Në banesën e tij është gjetur e fshehur lënda narkotike si dhe armët.
Ndaj dy personave është lëshuar urdhëri i arrestit me burg e janë shoqëruar në burgun e Venecias. Lënda narkotike e sekuestruar do të vlente në treg rreth 100 mijë euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/