Gjykata e Apelit ka nisur seancen dhe pritet që të shqyrtojë sot pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Çako u pezullua nga detyra para rreth dy javësh, pas hetimeve për pajisjen përgjuese të policisë IMCI Catcher. Pas pezullimit të tij, ndaj gjyqtarit të Tiranës që dha vendimi nisi një valë sulmesh nga Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Kurse kryepolici Haki Çako nuk ishte dakort me vendimin dhe e apeloi duke kërkuar rikthimin në detyrë. Haki Çako akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre për përdorimin e pajisjes ilegale të përgjimit. Sipas hetuesve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë deklarata të ndryshme në tre raste të marrjes në pyetje, me shkrim dhe me gojë. Nga ana tjetër, Çako pretendon se nuk ka dijeni për kohën se kur ka kaluar në doganën shqiptare kjo aparaturë. Treshja gjykuese që do të shqyrtojë sot apelimin e Haki Çakos përbëhet nga kryesuesja Marie Qiriazi dhe anëtarët Fiqirete Mullai dhe Ervin Metalla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/