Pas operacioneve të kërkimit me anije, helikopter dhe zhytës, policia ka arritur të gjejë trupin e djalit dy vjeçar, i cili u rrëmbye nga një aligator teksa qëndronte bashke me familjen në bregun e një rezorti Disney në Orlando të Floridas.
Ka qenë sherifi i zonës Jerry Demings, i cili konfirmoi lajmin, duke shtuar se trupi i dy vjeçarit, i cili ishte i paprekur, është dërguar për ekzaminim dhe autopsi.
Gjatë orëve të ethshme të kërkimeve, autoritet në Orlando vranë 5 aligatorë, në përpjekje për të gjetur gjurmë të djalit, por nuk gjetën asnjë provë.
Fëmija u rrëmbye nga aligaotri të martën në mbrembje teksa qëndronte në resortin Disney Grandet.
Babai i djalit hyri në ujë për ta tërhequr nga aligatori, por gjithçka ishte e kotë, tha sherifi Jerry Demings.
Sipas ekspertëve, aligatori që rrëmbehu djalin mendohet se është 2.13 metër i gjatë.
Çifti nga Nebraska Matt dhe Melissa Graves ishin me pushime me tre fëmijët e tyre, ku fatkeqësisht kanë humbur nëjrin prej tyre.
Resorti u mbyll pas tragjedisë, teksa i gjithë shteti I floridas u shokua nga ngjarja e rëndë.
Megjithatë , kjo nuk është hera e parë që në Shtetet e Bashkuara regjistrohet një incident i tillë. Që prej vitit 1948, 22 persona janë vrarë nga aligatorët vetëm në shtetin e Floridas. /ora news/
16
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/