Plagosja e policit bashkiak, zbardhet ngjarja; arrestohet autori

Plagosja e policit bashkiak, zbardhet ngjarja; arrestohet autori

65
0
Shares

Polici Shpend Lima

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë bërë të mundur zbardhjen pas tre muajsh të ngjarjes së datës 15.03.2016, duke ndaluar shtetasin, ku u plagos punonjësi i Bashkisë së Shijakut, Shpend Lima.

Uniformat blu kanë arrestuan edhe autorin e ngjarjes, Renato Shahini 39 vjeç. Si rezultat i një konflikti për motive të dobëta disa muaj më parë me policin bashkiak, Shahini ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. Nga ngjarja, Shpend Lima mbeti i plagosur në pjesën e fundshpinës. Mësohet se polici bashkiak i ngacmonte bashkëshorten Renato Shahinit.

Në vijimësi të këtij hetimi, më më 11 maj në lagjen Nr.13, policia bëri të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale,duke arrestuar policin bashkiak të Peqinit. Gjatë kontrollit fizik atij i’u gjet dhe i’u sekuestrua një pistoletë me 6 fishekë. Efektivat e Policisë e kishin mbajtur nën mbikqyrje Limën, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarjekriminale midis tij dhe të arrestuarit tjetër Renato Shahini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY