Elvis Rroshi nxirret nga qelia, dërgohet në shtëpi

Elvis Rroshi nxirret nga qelia, dërgohet në shtëpi

76
0
Shares

Gjykata e Tiranës nxori sot nga qelia dhe nis për në shtëpi kryetarin e arrestuar të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie duke e zbutur kështu masën e sigurisë që kishte kërkuar prokuroria e Tiranës.

Gjyqtari I ceshtjes ishte Dritan Caka.

Rroshi u arrestua pak ditë më parë me akuzën e falsifikimit të të dhënave në formularin e dekriminalizimit.

Vendimi i gjykatës erdhi nën presionin politik që qeveria zhvilloi javën e fundit ndaj dënimeve të Rroshit dhe disa oficerëve të policisë ndërkohë që dhjetra anëtarë të PS dhe punonjës të bashkisë së Kavajës protestonin para gjykatës ne kohen qe kryhej seanca gjyqësore ndaj Rroshit.

Kryeministri Rama ende nuk ka liruar nga detyra, Kryetarin e bashkise se Kavajes edhe pse ai vijon te jete I arrestuar me akuza penale bazuar ne ligjin e dekriminalizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY